BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Rajoni

Kawasaki arrin edhe në Serbi, disa fëmijë po përballen me sindromën e rrallë

Kawasaki arrin edhe në Serbi, disa fëmijë po përballen me

Sindroma Kawasaki, që dyshohet se është e lidhur me koronavirusin, e shfaqur në Evropë dhe SHBA, tashmë ka mbërritur dhe në Serbi.

Bëhet fjalë për sëmundje shumë të rrallë që është e shërueshme, nëse zbulohet në kohë dhe reagojnë mjekët.

Mjekët serbë kanë raportuar dy raste të tilla. Sipas drejtorit të Repartit të Pulmologjisë në Beograd, Predrag Miniç, shfaqja e sindromës Kawasaki me epideminë e koronavirusit, është bërë diçka e zakonshme nëpër botë.

Miniç pranoi se në repartin që ai menaxhon gjenden dy pacientë me sindromën Kawasaki që sipas tij po i përgjigjen mirë terapisë, dhe se gjithçka shkon mirë, ata shpejt do të dalin nga spitali.