BREAKING NEWS

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat shtrënguese dhe zbulon objektivin për muajt e ardhshëm

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat
x

Rajoni

Kërcënoi me jetë deputetin shqiptar, arrestohet i dyshuari

Kërcënoi me jetë deputetin shqiptar, arrestohet i dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas informimit se ditën e djeshme, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.