BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Rajoni

Kina i dërgon shtetit fqinj 1 milionë maska kirurgjie dhe ndihma të tjera mjekësore

Kina i dërgon shtetit fqinj 1 milionë maska kirurgjie dhe ndihma

Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë, pas kërkesës urgjente të qeverisë greke mbërriti sot në Athinë me një avion të linjave Air China.

Ndihmat mjekësore që peshonin 8 ton, përfshnin 550,000 maska kirurgjie dhe pajisje të tjera mbrojtëse se syze, doreza e mbulesa këpucësh.

Ambasadori kinez në Greqi, Zhang Qiyue, i kaloi furnizimet ministrit grek të shëndetësisë Vassilis Kikilias, dhe tha se mbledhja e transporti i materialeve është bërë prej tetë ditësh, kohë kur Kina ishte ende nën presionin e pandemisë së koronavirusit dhe kur furnizimet mjekësore ishin të pakta.

Një tjetër ngarkesë prej 10 ton erdhi në të njëjtin fluturim si donacion nga kompani dhe organizata kineze.