BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Presidenti mesazh ngushëllimi

Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Presidenti mesazh

Një lajm i zi ka ardhur për kinematografinë shqiptare.

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare aktorja e njohur nga Kosova, Leze Qena.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se me pikëllim e kishte marrë lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena.

“Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkaq nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, zëdhënësi Shpend Fazliu, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Leze Qena, ka qenë në mjekim intensiv në këtë qendër nga data 6 mars, dhe se ajo ka vdekur më 25 mars rreth orës 9 të mëngjesit.

Leze QENA kishte lindur më 1 mars 1935, në Prizren. Vinte nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

Filmografia: “Po e zëmë, po e zëmë” (mini TV seri, 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (mini TV seri, 1975), “I ikuri” (seri për fëmijë, 1980), “Shkolla e fshatit (TV, 1987), “Qesh e ngjesh” (TV, 1982), “Të gjithë me ne” (mini TV seri, 2000), “Familja moderne”./REL