BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Rajoni

Kishte tensione? Dalin prapaskenat e takimit mes Vuçiç dhe Albin Kurtit në Gjermani

Kishte tensione? Dalin prapaskenat e takimit mes Vuçiç dhe Albin

Takimi i parë mes Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti ka qenë mjaft i tensionuar në Gjermani, gjatë Konferencës së Sigurisë që po zhvillohet në Mynih.

Sipas medieve serbe, Vuçiç i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi kryeministri i Kosovës e kishte kritikuar për shengenin Ballkanik dhe i tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

 “Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet. Gjysma e botës nuk ju ka njohur. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me shengenin Ballkanik” tha Vuçiç.