Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kjo ngjarje vazhdon të sfidojë organet e drejtësisë në Kosovë/ Vrasja e bujshme e politikanit serb, dalin prova të reja. Kush është bërë 'mollë sherri'

Postuar: 18/05/2019 - 23:30

Ngjarja e 16 janarit të vitit të kaluar po vazhdon të sfidojë organet e drejtësisë në Kosovë. Saktësisht në mëngjesin e 16 janarit të 2018-ës, para zyrave të partisë SDP-së në Mitrovicën e veriut, ishte qëlluar për vdekje ish-kryetari i saj Oliver Ivanoviç.

Rasti ‘Ivanoviç’ ishte bërë ‘mollë sherri’ e arsye përplasjeje mes organeve të drejtësisë të Kosovës dhe atyre të Serbisë, me akuza e kundër-akuza sa i përket bashkëpunimit reciprok për zbardhjen e rastit. Shpresa për zbardhjen e rastit u ngjall kur Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për arrestimin e tre personave që dyshohet se ndërlidhen me vrasjen.

Të njëjtit u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo në pranga nuk përfundoi edhe i dyshuari tjetër, Milan Radojiçiç. Ani pse kanë kaluar gati gjashtë muaj nga aksioni i arrestimit të tyre, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë. Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka thënë për lajmi.net se ata janë ende në fazën e hetimeve. Ai thotë se janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ende është në fazën e hetimeve të këtij rasti, jemi në grumbullimin e të dhënave/ provave, si dhe, janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve lidhur me këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Teksa ka shtuar se së fundmi, Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet edhe për dy persona të tjerë. “Prokuroria Speciale së fundmi ka zgjeruar hetimet në lidhje me rastin edhe për dy persona të tjerë, jemi në fazën fillestare si dhe dyshimet ndërlidhen me veprën penale të krimit të organizuar”, ka thënë në fund Lutfiu. E drejtësisë duke se do t’i shpëtojë i konsideruari si ‘koka’ e mafisë në Mitrovicën e Veriut, Milan Radojiçiç. I njëjti, në mungesë nuk mund të gjykohet, ose Prokuroria të ngris aktakuzë ndaj tij. Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale në këtë rast nuk mundur të ngrisë aktakuzë ndaj të pandehurit i cili është në arrati.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:53

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka ka takuar sot në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.Ai gjithashtu ka njoftuar se një takim tjetër ka pa

Postuar: 15/11/2019 - 21:15

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut

Postuar: 15/11/2019 - 20:46

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.

Postuar: 15/11/2019 - 20:00

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis, ka shprehur bindjen e tij se edhe përkrah qëndrimit

Postuar: 15/11/2019 - 17:31

Tani që ai është zgjedhur kryeministër nuk është aspak e lehtë të lëvizë i vetëm në ambiente publ

Postuar: 15/11/2019 - 15:23

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut informon se 22 Nëntori – D

Postuar: 15/11/2019 - 15:12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se i takon Serbisë të vendosë se ç