
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat ditore: Ja sa persona u konfirmuan të infektuar në 24 orët e fundit

Komiteti për Punët e Jashtme në SHBA kërkon që të liberalizohen vizat me Kosovën

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Mars 2020

Komiteti për Punët e Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e mirëpriti vendimin e Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kërkoi që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat me vendet e BE-së.
“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e BE-së për të nisur bisedimet. Edhe në këtë kohë të vështirë është mirë që BE-ja t'i mbajë premtimet e saj për të nisur procesin e anëtarësimit me partnerët tanë në Ballkan”.
“Por, BE-ja gjithashtu duhet të mbajë premtimin e saj për Kosovën, që t’i ofrojë liberalizimin e vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet njëjtë sikurse fqinjët e saj”, thuhet në një postim në “Twitter” të Komitetit për Punët e Jashtme, që kryesohet nga kongresisti Eliot Engel.
Congratulations to #Albania and #NorthMacedonia on the EU agreeing to open accession talks. Even in these difficult times, it’s good that the EU is keeping its promise to start the membership process with our Balkan partners.https://t.co/3IkqpZw8CN
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) March 25, 2020
But, the #EU must also keep its promise to #Kosovo to grant visa liberalization. Kosovo has met all of the conditions, and deserves to be treated like its neighbors.
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) March 25, 2020
Më të lexuarat


‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova shkon në zgjedhje më 14 shkurt, Kushtetuesja zbardh vendimin e plotë, Kurtit i ndalohet kandidimi

Daçiç, Vulin dhe një sërë zyrtarësh të tjerë marrin vaksinën ruse anti-Covid, zbardhen deklaratat e tyre

E rëndë/ Tentoi të kapte kryqin në ujë, i riu përfundon në koma

Bilanci/ Surprizojnë shifrat e COVID 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë cilësohet i dështuar, nuk pati as gjatë vitit 2020 njohje të pavarësisë

Maqedonia e Veriut përfiton ilaçin që kushton pak dhe ndihmon kundër Covid-19

Ndryshime në qeveri, zbardhet vendimi më i fundit i kryeministri grek

Nuk ndalet shqiptari Dritan Abazoviç, del me paralajmërimin që pritet të tronditë politikën: Presidenti duhet të bashkëjetojë me qeverinë e re, ose...
