BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Rajoni

Konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë një luftë të madhe në rajon, gjenerali helen zbulon se kur do e nisë sulmin e armatosur Erdogan

Konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë

Një luftë Turqi-Greqi shfaqet sërish në horizont. Media greke i druhet një reagim të fortë ushtarak turk, ndaj dy vendet me fërkime historike janë në një tension, ardhur çuditërisht pas një gostie “vëllazërore” në mars mes Presidentit Erdogan dhe kryeministrit Mitcotakis, pasi ky i fundit drekoi me ftesë të të parit në brigjet e Bosforit, ne atë që u quajt dhe “diplomacia e hallvës”. Ndërkohë që presidenti turk vijon kërcënimet ndaj Greqisë, mediat turke publikojnë përditë analistë ushtarakë për çështjen e ishujve, një “narrativë” që synon qartë ishujt e Egjeut lindor dhe Dodekanez. Këta analistë pohojnë se militarizimi i ishujve është një kërcënim për Turqinë dhe se Greqia ka forca ushtarake në Samos, Kios, Lesvos, Kos dhe Rodos. “Regjimi i çmilitarizuar do të thotë që të mos ketë fluturime ushtarake, të mos ketë operacione ushtarake, të mos ketë stërvitje ushtarake. Ky vend ka forca në Rodos dhe Lesvos në nivel divizioni. Direkt përballë nesh në Samos, Kios dhe Kos kanë brigada. Në ishujt e tjerë ata kanë forca në nivel regjimentesh ose batalionesh,” tha analisti ushtarak Mete Yarar. “Dhe kryeministri i saj shkon atje për t’i inspektuar”, komenton prezantuesja. “Po, kanë baza ajrore dhe baza detare”, përgjigjet analisti.

Gjenerali grek: Ja kur do na sulmojë Turqia

Në shtetin helen megjithatë, duket se po përgatiten për më të keqen, një përballje të armatosur, që do të hapte një tjetër front lufte në Evropë, pas atij mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjeneral Majori grek Lambros Tzoumis tha se Turqia ka planifikuar një përballje ushtarake me Greqinë dhe kjo sipas tij mund të ndodhë deri në vitin 2023, kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet elektorale në këtë shtet. “Ata kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurd. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”, tha ai duke shtuar se ushtria greke nuk i frikësohet Turqisë.

Paralajmërimi i Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi të enjten Greqinë të çmilitarizonte ishujt në detin Egje, duke thënë se ai “nuk po bën shaka” me paralajmërimin. Turqia thotë se Greqia ka ndërtuar një prani ushtarake në kundërshtim me traktatet që garantojnë statusin e paarmatosur të ishujve të Egjeut. Ai argumenton se ishujt iu dorëzuan Greqisë me kusht që të mbeten të çmilitarizuar. “Ne e ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status jo-ushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Erdogan në ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake që po zhvillohen pranë Izmirit, në bregdetin e Egjeut të Turqisë.  “Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky komb është i vendosur.” Ne paralajmërojmë Greqinë të qëndrojë larg ëndrrave dhe veprimeve për të cilat do të pendohet dhe të vijë në vete”, vazhdoi lideri turk.  “Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje, në të njëjtën mënyrë që nuk do të tërhiqet nga përdorimi i të drejtave të saj që rrjedhin nga marrëveshja ndërkombëtare”.

SHBA bën thirrje për shmangien e tensioneve

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për shmangien e retorikës së tensionuar, mes Turqisë dhe Greqinë. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet. “Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”, tha zëdhënësi. “U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”, vazhdon reagimi i Departamentit të Shtetit.