BREAKING NEWS

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat shtrënguese dhe zbulon objektivin për muajt e ardhshëm

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat
x

Rajoni

Koronavirusi në Ballkan, kjo është gjendja e deritanishme në të gjithë rajonin

Koronavirusi në Ballkan, kjo është gjendja e deritanishme në

Në Maqedoninë e Veriut, viktimat e koronavirusit deri tani janë dy. Një pacient me COVID 19 ndërroi jetë në klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Bëhet fjalë për një 63 vjeçar nga Dibra. Ai ishte shtruar në spital më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore. Por gjatë natës, gjendja e tij është përkeqësuar papritur dhe pacienti ka humbur jetën. Një ditë më parë, ishte regjistruar po ashtu viktima e parë nga virusi korona, një 57 vjeçare nga Kumanova.

Në Greqi ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 17. Viktima e fundit, e regjistruar mëngjesin e të hënës, ishte një 78 vjeçar. Në këtë vend, numërohen aktualisht 624 të prekur. Policia është vënë ndërkohë në pika kyçe për të verifikuar respektimin e kufizimit të lëvizjeve, që hyri në fuqi nga ora gjashtë e mëngjesit të së hënës. Ata që shkelin urdhërin për të qëndruar në shtëpi, përballen me një gjobë prej 150 eurosh.

Edhe Kosova shënoi vdekjen e parë nga koronavirusi të dielën, një 82 vjeçar nga Podujeva. Në total 567 persona janë testuar për koronavirus në Kosovë dhe 31 persona kanë rezultuar pozitivë.

Të dielën, viktima e parë me koronavirus u shënua edhe në Malin e Zi, vendin e fundit ballkanik që u prek nga Covid 19 dhe që për momentin është edhe më pak i prekuri. Viktima ishte një 65 vjeçar, me probleme në mushkëri. Ai kishte qenë në fillim të marsit në serbi ku edhe dyshohet se e kishte marrë koronavirusin. Numri i të prekurve në mal të zi, është aktualisht 21 të prekur. Në Serbi ndërkohë, numri i rasteve është 171 dhe po ashtu është regjistruar një viktimë. Vendi shpalli gjendjen e emergjencës të dielën duke kufizuar lëvizjen për të gjithë ata që janë mbi moshën 65 vjeç ndërsa nga e mërkura u vendos edhe ndalimi i qarkullimit gjatë natës.