BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Rajoni

Koronavirusi prek edhe politikën serbe, këta janë 3 politikanët e lartë që rezultuan pozitivë me COVID-19 (EMRAT)

Koronavirusi prek edhe politikën serbe, këta janë 3

Mediat serbe zbulojnë se koronavirusi ka prekur disa nga zyrtarët më të lartë të politikës në Serbi.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, politikani Marko Gjuriç, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thuhet se ministri Vulin është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është infektuar me COVID-19.

Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre, shkruajnë se Gjuriç është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.