BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Rajoni

Koronavirusi/ Shënohen 3 raste të reja në Kosovë të dyshuar me virusin vdekjeprurës

Koronavirusi/ Shënohen 3 raste të reja në Kosovë të

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë duke u trajtuar edhe tri raste të reja të dyshuar me koronavirus.

Në mesin e personave që po trajtohen është edhe një person me origjinë nga Kina i cili ka ardhur në Kosovë në fillim të muajit shkurt, shkruan Telegrafi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Personat që po trajtohen janë një femër 27 vjeçare nga Prishtina e cila studion në Itali në afërsi të Romës, një mashkull 39 vjeç nga Prishtina i cili është i punësuar në Milano dhe një shtetas kinez 28 vjeçar i cili ka ardhur nga Kina në Kosovë më 02.02.2020”, ka thënë Fazliu.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se këta persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive që prej mbrëmjes së djeshme , ndërkaq iu janë marrë mostrat për analiza dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.