BREAKING NEWS

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët zbarkojnë në Shqipëri dhe u tregojnë dhëmbët rusëve, brenda 2023 nisin fluturimet e para

Zbardhet projekti për bazën e Kuçovës, amerikanët
x

Rajoni

Koronavirusi vazhdon të mbetet një kërcënim/ Dy punonjës të Urgjencës me COVID-19, futen në karantinë 30 kolegë të tyre

Koronavirusi vazhdon të mbetet një kërcënim/ Dy

Koronavirusi vazhdon të mbetet një rrezik i lartë kërcënues, edhe pse fatmirësisht numri ka rënë, por akoma ka raste të reja të personave të infektuar dhe të atyre që vazhdojnë të humbin jetën

Dy punonjës të EKAB, Qendrat Kombëtare të Kujdesit Emergjent në Greqi rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërkohë që 30 nga kolegët e tyre kaluan në karantinë.

Njëri nga dy anëtarët e EKAB raportohet se shfaqi simptoma, ndryshe nga kolegu i tij i cili ishte asimptomatik. Të dy iu nënshtruan testeve që treguan se ishin të infektuar me koronavirus.

Në ditët në vijim, një ekip EODY pritet të shkojë në shtëpitë e personave që janë në karantinë për t’i testuar. Ndërkohë, edhe shërbimet administrative të EKAB, të cilat u vizituan dje nga njëri prej dy pacientëve me koronavirus, u mbyllën me qëllim të dezinfektimit.