BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Korrigjim apo shkëmbim, kjo do të jetë harta e Kosovës nëse ndodh ndryshimi i kufijve (Foto)
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Gusht 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë të një pajtimi që kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojnë.I pari i vendit deklaroi se duhet të përmirësohen gabimet historike që janë bërë në kurriz të shqiptareve, e ky gabim do të korrigjohet atëherë kur Kosovës t’i bashkohet pjesa lindore e saj.
“Kam kërkuar dhe vazhdojë të kërkojë unitetin e partive politike parlamentare, jo për vete sepse kurrë nuk iu kam ikur përgjegjësive të mija. Unë kërkojë një gjë të tillë për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të legjitimuar kërkesat politike dhe historike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës”, ka deklaruar presidenti Thaçi gjatë një konference për media.
E po të ndodhë kjo që e thotë i pari i vendit, hapësira me 1,249 km katror e tri komunave tash pjesë e Serbisë Jugore, Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, do të ndryshojë hapësira gjeografike e Kosovës duke shtuar territor për rreth 10% të asaj që aktualisht ka Kosova, përcjell Telegrafi.
Por, ky korrigjim, nuk po i pëlqen as ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.Ai, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka thënë se kufijtë e Kosovës po vihen në “tepsi”.
“Sot janë vënë në ‘tepsi’ kufijtë e Kosovës, në një kohë kur Kosova ishte në pushtimin serb dhe u miratua në shtator të vitit 1992 dokumenti i samitit të OSBE-së. Kosova u nxor zë i veçantë në dokumentin e samitit, ku shkruhej se problemi do të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë- Beograd me ndërmjetësimin e palës e tretë”, kishte deklaruar Berisha.
Por, presidenti Thaçi, krejt këto ndryshime dëshiron ti bëjë duke mos i dhënë asgjë Serbisë.
E ndryshe e thotë homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, ku e ka bërë të qartë se dëshiron t’i marrë katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka thënë asgjë se çka do të japë si këmbim.
Por, një shkëmbim i mundshëm i territoreve mes dyja vendeve, do t’i jepte këtë dukje, hartës së Kosovës, që tash është pjesë edhe e flamurit shtetëror.
Duke u shkëputur Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Kosova do të kishte më pak 992 km më pak, pa llogaritur këtu, edhe Mitrovicën Veriore.
Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë. Kundër ndarjes ka dalë edhe krye parlamentari, Kadri Veseli, por ai nuk ka folur nëse pajtohet me idenë e Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovën./