BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Korrigjimi i kufijve/ Analisti amerikan jep alarmin: Shkëmbimi i territoreve sjell pasoja serioze në Ballkan

Korrigjimi i kufijve/ Analisti amerikan jep alarmin: Shkëmbimi i

Zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë përmes shkëmbimit të territoreve në vija etnike do të kishte pasoja serioze për rajonin, thotë analisti amerikan Edward Joseph.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai theksoi se alternativa më e mirë është trajtimi i të drejtave të pakicës serbe në kuadër të kufijve ekzistues që nuk përfshinë krijimin e një republike serbe në Kosovës të ngjashme me atë në Bosnje.

Sipas tij, ndryshimi i qasjes amerikane do të bëjë të mundur për Presidentët Thaçi dhe Vuçiç që të flasin për shkëmbim territoresh në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. Kolegu Festim Gashi sjellë hollësitë:

Analisti i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph paralajmëron se shkëmbimi i territoreve si një metodë e trajtimit të konflikeve në Ballkan do të kishte pasoja serioze për rajonin.

‘Janë tre kundërshtime ndaj kësaj ideje. Së pari, arritja dhe zbatimi i një marrëveshjeje të tillë do të ishte tepër e vështirë dhe e ndërlikuar. Duhet ta kemi parasysh edhe ndikimin që një marrëveshje e tillë do të kishte për pakicat që nuk do të përfitonin nga kjo. Së dyti, duhet të shohim ndikimin që kjo do të kishte mbi Bosnjën. Së treti, ndikimi që kjo do të kishte mbi Maqedoninë dhe mbarë rajonin. Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të kontrolloheshin pasojat e një zgjidhjeje me shkëmbim territoresh’.

Fokusi i zgjidhjes, sipas analistit Edward Joseph, duhet të jetë trajtimi i të drejtave të serbëve në kuadër të kufijve ekzistues të Kosovës e jo zhvendosja e vëmendjes tek ndryshimi i kufijve.

‘Alternativa është shumë e qartë. Duhet të arrihet në një mirëkuptim për trajtimin e të drejtave të sërbëve. Për shembull, Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni është marrëveshje shumë e mirë. Sërbët meritojnë një mbrojtje më të mirë, një pjesë e shqetësimeve të tyre tashmë janë trajtuar nga Plani i Ahtisarit, por mund të ketë mbrotje të tjera për ta që nuk përfshijnë krijimin e një tjetër Republike Serbe si ajo në Bosnje. Këto alternativa nuk janë eksploruar’.

Por, ka një ndryshim në qasjen amerikane në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve, që u shpreh edhe nga senatori amerikan Ron Johnson, i cili këtë javë vizitoi Prishtinën.

‘Mendoj se çdokush në rajon e kupton se sa e vështirë do të jetë dhe shqetësimet që kanë njerëzit për këtë. Por, ne duam të qëndrojmë anash, t’u japim palëve hapësirën që u duhet për të gjetur zgjidhjen e tyre. Kur të vendosin ata, ne do ta shohim atë dhe nëse kemi shqetësime, me siguri do t’i themi ato’.

Analisti Edward Joseph thekson se deklaratat e zyrtarëve amerikanë tregojnë qartë se ka një mbështetje për shkëmbimin e territoreve si një opsion për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Uashingtoni, John Bolton në Ukrainë, një vend që vetë ka qenë objekt i marrjes së territorit me forcë nga rusët, i dha dritën jeshile idesë së shkëmbimit të territoreve. Kjo nuk është thjeshtë një përpjekje për t’i dhënë palëve hapësirë, por një dritë jeshile që Bolton në mënyrë të qartë e dha duke thënë se ne nuk kemi kundërshtime nëse palët duan të shkëmbejnë territore dhe të lejohen palët që vetë ta zgjidhin këtë. Kjo është në kundërshtim me qëndrimin e mëparshëm që ka qenë kundër kësaj ideje, dhe sipas të cilit, Serbia duhet të normalizonte marrëdhëniet me Kosovën përpara se anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Pra, qëndrimi i Uashingtoni ka ndryshuar’.

Joseph tha me tej se për këtë arsye Presidentët Thaçi dhe Vuçiç ka të ngjarë të diskutojnë çështjen e shkëmbimit të territoreve në takimin e tyre të ardhshëm. Ai tha se ata tani kanë mbështetje në Bruksel dhe në Uashington për të diskutuar ndryshimin e kufijve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve aktual në Ballkan, duke thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët e tjera të rajonit.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve. /VOA