BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj: Mogherini po mbyt dialogun Kosovë-Serbi

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj: Mogherini po mbyt dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë dje në një konferencë për media se kryediplomatja e BE, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Komenti i Haradinaj erdhi në kundërpërgjigje të një pranimi të heshtur që Mogherini bëri një ditë më parë mbi mundësinë e ‘korrigjit të kufijve’ mes dy vendeve, ideja e promovuar dhe mbrojtur prej kohësh nga presidenti Hashim Thaçi me homologun serb Aleksandar Vuçiç, por e kundërshtuar gjerësisht nga qeveria dhe opozita e Kosovës. “Mogherini e ka mbyt dialogun, e ka kthyer nga një dialog për normalizim në një dialog për kufij e territore. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm vendit tonë. Kjo është shumë për keqardhje pas një investimi të madh të BE te Kosova. Mendimi i saj për mua nuk vlen. Unë s’e kam personale me askënd, por mendoj se kushdo që ia lejon vetes të flasë për opsione kufij ose territore janë kundër paqes në Ballkan. Këto çrregullime të procesit të dialogut na kanë sjellë ku jemi sot”, tha Haradinaj, i cili prej disa ditësh nuk ishte prononcuar për çështjen e kufijve.

Sponsorët e ‘korrigjimit të kufijve’

Idea e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë është hedhur poshtë me përçmim nga spektri politik i Kosovës, por po me aq zjarr është mbrojtur nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili gradualisht arriti të përfshijnë të Shtetet e Bashkuara dhe në një farë mase BE, megjithëse është quajtur nga mediat kosovare “pazar i fshehtë” mes tij dhe Vuçiç. Ajo që deri pak javë më parë konsiderohej aliene nga të gjitha palët e politikës, tashmë po nis të merret seriozisht dhe në nivele të larta. Gjatë verës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje që do të mund të prekte edhe kufijtë ndërmjet të dyja vendeve. Presidenti Thaçi, hodhi idenë “korrigjimit të kufirit” që sipas tij, nënkuptonte bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Presidenti Vuçiç, hodhi idenë e ‘vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkupton ndarjen e Kosovës asisoj që veriu i saj më shumicë serbe t’i takojë Serbisë. Idetë e tyre nxiten reagime në Kosovë dhe Serbi por edhe skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do të mbështesnin mundësinë e prekjes së kufijve nëse palët pajtohen dhe atyre që pohojnë se kjo do të shkaktonte reagime zinxhir në Ballkan.

BE: Korrigjim, por jo në vija etnike

Kryediplomatja Federica Mogherini, tha së fundmi, ashtu si disa palë të tjera që mesa duket po lodhen nga debati, se BE do të pranojë çfarëdo marrëveshje normalizimi që mund të arrijnë Kosove e Serbia, përfshirë edhe korrigjim të mundshëm të kufijve, por jo të mbështetur në linja etnike. Ajo i bëri komentet të hënë pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku mes të tjerash u diskutua dhe për zhvillimet e bllokuara në Ballkanin Perëndimor mes Kosovës e Serbisë. Aty për herë të parë duket se u tolerua shkëmbimi i mundshëm i territoreve, teksa gjithashtu iu bë thirrje Prishtinës që të heqë tarifat tregtare ndaj Serbisë. Marrëveshja mes dy vendeve tha Mogherini, do të duhej të përfshinte të gjitha çështjet e hapura. “Më lejoni të them qartazi. Jo ndarje në vija etnike. Çfarëdo ‘korrigjimesh’ që dy palët mund të diskutojnë në të ardhmen, marrëveshja nuk duhet të tentojë krijimin e shteteve etnikisht të pastra. Në çdo rast, të dyja vendet duhet të jenë shumetnike”, tha ajo, duke nënvizuar se përfundimisht u takon palëve që të përcaktojnë se çfarë do të jetë zgjidhja përfundimtare. Zonja Mogherini shtoi se për Bashkimin Evropian është me rëndësi që ajo marrëveshje të respektojë të parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Andi Lamko

Më të lexuarat