Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi shkon në SHBA për të takuar Trump, ja çfarë pritet të vendoset

Postuar: 17/09/2018 - 17:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në fillim të javës së ardhshme, për të diskutuar – siç mësohet nga burime diplomatike të “KosovaPress”, – mbi nismën e përkrahur nga Amerika për korrigjimin e kufijve mes Prishtinës e Beogradit.

 
Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, në një përgjigje për mediet kosovare ka konfirmuar se kreu i shtetit të Kosovës do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë fundjavë, duke shtuar se vetëm atëherë do ta bëjnë publike edhe agjendën e takimeve të tij.

Ky zhvillim ndoshta mund të konsiderohet i pritshëm, pas deklaratave të dhëna pak ditë më parë nga këshilltari i shefit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Bolton, duke folur për gazetarët në Kiev të Ukrainës, ishte shprehur se politika amerikane nuk do të përjashtonte korrigjimet territoriale, nëse të dyja palët do të punonin me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Veç çështjes së kufijve, presidenti Thaçi dhe ai amerikan Trump mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë për arritjen e marrëveshjes historike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 10:11

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim, proces ky nëpër të cilin duhet të kaloj vendi në r

Postuar: 15/06/2019 - 19:38

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social Facebook ka reaguar nda

Postuar: 15/06/2019 - 19:33

Katër eprorë të Policisë së Kosovës nga veriu i Mitrovicës, ndodhen në arrati pas aksionit të P

Postuar: 15/06/2019 - 16:24

Lideri i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis,  në intervistat e tij  i është referuar

Postuar: 15/06/2019 - 15:16

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski thotë se është me rëndësi që opinioni maqedonas të dijë

Postuar: 15/06/2019 - 15:10

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell konsideron se është shumë e rëndësishm

Postuar: 15/06/2019 - 15:05

Komisionerja e Lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogh