Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, AKR e Pacollit, lë Mustafën dhe i bashkohet koalicionit PAN

Kosovë, AKR e Pacollit, lë Mustafën dhe i bashkohet koalicionit  PAN

Postuar: 04/09/2017 - 19:12

Pas disa ditë negociatash me Rramush Harajdinajn dhe zyrtarë të tjerë të koalicionit PDK-AAK-Nisma, fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Behgjet Pacolli konfirmoi sot arritjen e marrëveshjes së koalicionit me grupin e ish-luftëtarëve të UÇK, duke u tërhequr nga koalicioni i kryeministrit në largim Isa Mustafa.
 
Në një letër për anëtarët kryesisë së partisë së tij, kreu i partisë Aleanca Kosova e Re arsyeton se vendit i nevojitet një qeveri me bazë të gjerë për të formuar sa më shpejt institucionet dhe kjo nuk po arihej nga subjektet e tjera të mëdha si LDK dhe Vetvendosje.
 
 “AKR dhe deputetët e saj sikurse edhe subjektet tjera në koalicionin LAA kanë autorizuar Kryetarin e LDK-së që të negociojë me subjekte e koalicione të tjera për t`i themeluar institucionet e reja. AKR ka qenë insistuese në vazhdimësi që LDK dhe LVV të arrijnë një marrëveshje për krijimin e shumicës parlamentare. E kemi prit VV dhe LDK për me arrit një marrëveshje por ka qenë e kotë. Iu dhamë edhe një limit kohor, me vullnetin e mirë që marrëveshja të arrihej. Kemi ndërmjetësuar në mënyrë aktive në këtë drejtim por ka qenë e kotë. Kemi insistuar për qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike për një periudhë të caktuar ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë, ku do të zgjidheshin dhjetë pikat kyçe që do ta mbajnë Kosovën peng, e pastaj të shkohet në zgjedhje. Edhe këtë opsion nuk e deshi askush. Kosova nuk e ka luksin që të qëndrojë e bllokuar. Janë miliona e miliona euro që kanë humbur si rezultat I bllokadës politike”, deklaroi Pacolli për lëvizjen.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Bosnje-Herzegovinë, Dodik: Kosova nuk ishte asnjëherë pjesë e Serbisë, Veriu po

Postuar: 20/11/2017 - 16:43

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, ka thënë sot se referendumi i pavarësisë aktualisht nuk është një çështje institucionale. 
 
Greqi, viktimat e përmbytjeve arrijnë në 19, pas gjetjes së trupave të tjerë

Postuar: 18/11/2017 - 16:32

Policia greke dhe punonjësit e emergjencave kanë gjetur sot dhe tre trupa të tjerë viktimash të përmbytjeve  në perëndim të Athinës, duke e çuar numrin total të viktimave
Itali, gjykatësit e gangsterët: Shefi vdiq por mafia jeton

Postuar: 18/11/2017 - 16:29

Vdekja e kreut të mafias siçiliane Salvatore “Toto’” Riina të premten nuk shënon rënien e mafias së Cosa Nostra, por grupi kriminal nuk do të lejojë më pusht
Vdes në burg Toto Riina, ish-kreu i Mafias italiane

Postuar: 17/11/2017 - 16:06

Mediat italiane raportuan sot se ish kreu i mafias Salvatore "Toto" Riina, vdiq sot në mëngjes nga problemet me zemrën dhe kancerin e veshkave, teksa vuante dënimin
Grekët në zi dhe tmerr pas përmbytjeve që vranë 15 njerëz

Postuar: 16/11/2017 - 16:10

Greqia shprehu sot tmerrin dhe dëshpërimin pas përmbytjeve të papritura që vranë të paktën 15 njerëz dhe shkatërruan qindra shtëpi pranë Athinës, duke i vënë fajin sistemit që

Postuar: 15/11/2017 - 18:55

Parlamenti maqedonas ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjithë vendin, kjo me qëllim lehtësimin e komunikimit të ko

Rumania përjashton serbin për spiunazh pro-Rusisë

Postuar: 15/11/2017 - 18:49

Rumania ka përjashtuar dje nga vendi nacionalistin serb pro-rus, Bratislav Zivkovic, duke e ndaluar të hyjë në vend për 15 pasi inteligjenca vendase tha se po spiunonte për ll