Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, Mustafa: Demarkacioni me Malin e Zi, kusht për krijimin e ushtrisë

 Kosovë, Mustafa: Demarkacioni me Malin e Zi, kusht për krijimin e ushtrisë

Postuar: 14/07/2016 - 12:31

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kushdo që ka argumente për humbje të tokës në kufirin me Malin e Zi duhet të deklarohet.

Ai ka thënë për transmetuesin publik se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është aty ku është caktuar nga Komisioni shtetëror për përcaktimin e kufirit, e gjithashtu edhe kur është njohur Kosova shtet i pavarur.

Mustafa tha se në Kuvend mund të deklarohet dikush se nëse është falë 8 mijë hektar tokë. Sepse kjo çështje sipas tij mandej është vepër penale.

Ai tha se ata nuk kanë ndryshuar asgjë në kufij, por është i njëjti territor që SHBA-të kanë pranuar si shtet të pavarur.

Kryeministri tha se me mosratifikimin e demarkacionit Kosova humb më shumë se liberalizimin e vizave. “Demarkacioni do të ndodh o tash, o më vonë, por mund të mbetemi pa viza nëse vonohemi”.

Mustafa ka treguar se atij i është thënë qartë që transformimi i FSK’së dhe formimi i Forcave të Armatosura lidhen ngushtë me demarkacionin.

“Nuk do të pranojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as NATO’ja që të themelojmë një ushtri e cila do të ketë pastaj probleme kufitare me një shtet fqinj”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai tha se ajo është si një një OJQ, e cila nuk mund të merr vendime shtetërore. Një gjë të tillë sipas tij, e ka konfirmuar edhe Kushtetuesja.

Sa i përket funksionimit të koalicionit, ai tha se së bashku do të mundohen të punojnë sa të munden në të mirë të qytetarëve. Sa i përket privatizimit të tokave ai tha se ka individ që kanë shkelë ligjin, por kjo nuk është punë e PDK-së dhe LDK-së.

Sipas tij koalicioni është i qëndrueshëm, por kanë edhe pakënaqësi, mirëpo ulen diskutojnë dhe i zgjidhin.

Ai tha se me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli kanë diskutuar edhe për ndryshimet në qeveri, për zvogëlimin e ministrive, që pritet të bëhet këtë verë në mënyrë të funksionalizohen në vjeshtë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:51

Autoritetin Kosovar të Konkurrencës tha sot  se pas hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëveshje në mes të kompanive te karburanteve  për ta kurdisur çmimin.
 

Postuar: 21/11/2019 - 15:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimev

Postuar: 21/11/2019 - 15:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka ndodhur sot një përleshje mes vëzhguesve të Ni

Postuar: 21/11/2019 - 15:05

Një videoxhirim i ri promovues i NATO-s, i publikuar ditë më parë ne rrjetin YouTube flet për m

Postuar: 21/11/2019 - 14:59

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë dje se në zgjedhjet e ardhshme në Maq

Postuar: 21/11/2019 - 10:46

Serbia është tronditur së fundmi nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gjykatën Speciale në Beogra

Postuar: 20/11/2019 - 18:38

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do tju shkund nga brekët gji