BREAKING NEWS

Nuk ndalet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë, ja vendimi më i fundit

Nuk ndalet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e
x

Rajoni

Kosova bojkoton ceremoninë e Çmimit Nobel në Stokholm, ka dhe një apel për Shqipërinë

Kosova bojkoton ceremoninë e Çmimit Nobel në Stokholm, ka dhe

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me anë të një postimi në rrjetet sociale se Kosova do bojkotojë ceremoninë e Çmimit Nobel në Stokholm.

Pacolli është shprehur se pret që edhe Shqipëria të veprojë në këtë mënyrë.

 “Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”.