BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Rajoni

Kosova dhe Japonia do të thellojnë bashkëpunimin

Kosova dhe Japonia do të thellojnë bashkëpunimin
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito.
 
Thaçi dhe kryeministri Abe në këtë takim kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve.
Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit.
 
Ai është shprehur i kënaqur me avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
 
“Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, gjithashtu u shpreh i kënaqur me intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve.
 
“Hapja e ambasadës sonë në Prishtinë, samiti i suksesshëm i bizneseve dhe Java e Kulturës Japoneze që do të mbahet muajin e ardhshëm janë konfirmim i afrimit tonë”, u shpreh edhe kryeministri Abe.