
“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

Kosova dhe Mali i Zi alarmohen për qëllimet e fshehta të “Ballkanit të hapur”, Abazoviç dhe Kurti të prerë se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë që zëvendëson BE

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Korrik 2022

“Ballkani i Hapur” ka ndezur situatën politike në rajon. Ky projekt ngjizur nga dyshja Rama-Vuçiç dhe që mbështetet fuqishëm në prapavijë nga Moska, vazhdon të shkaktojë debate, pasi është shfaqur qartë që si nismë rajonale, po shfrytëzohet për diçka tjetër jashtë agjendës së Bashkimit Evropian. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kreu i qeverisë në Kosovë Albin Kurti kanë dhënë mesazhe të forta ditën e djeshme lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Në panelin e tryezës së rrumbullakët të qeverisë greke, kryeministri Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë se Kosova përkrahë Procesin e Berlinit dhe jo iniciativat tjera. “Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe me kancelarin Scholz në Berlin ne mund të ringjallim urën transatlantike, e cila në shekullin 21 është edhe më e rëndësishme sesa në shekullin e 20-të. Procesi i Berlinit 2.0, nëse mund ta quajmë kështu, mund të sjellë një valë që mund t’i shtyjë përpara të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht disa nisma, programe në modeluara sipas EFTA EEA, diçka të ngjashme sikurse Norvegjia, Litenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë me BE-në, komitete dhe këshilla të përbashkët, mekanizma të vëzhgimit, gjykatë të përbashkët me BE-në si vlerë dhe mekanizëm, jo jashtë BE-së”, tha Kurti gjatë diskutimit në këtë panel.
Abazoviç jep mesazhin e fortë për “Ballkanin e Hapur”
Ndërsa, Abazoviç është shprehur se duhet të punohet përmes nismave rajonale dhe të lëvizet nga nacionalizmi te ekonomia. Ai ka thënë se nëse nismat rajonale shfrytëzohen për diçka tjetër jashtë agjendës së BE-së, Mali i Zi s’do të jetë pjesë. “Iniciativat rajonale janë mekanizma që mund ta shpejtojnë integrimin tonë në BE. Nëse e shfrytëzojmë për diçka tjetër që është jashtë agjendës së BE-së, ne s’marrim pjesë, ne kemi interesin që Mali i Zi të jetë anëtar i plotë i BE-së dhe këtë e dëshirojmë edhe për vendet fqinje”, ka thënë ai. Kujtojmë se Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel. Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.
“Ballkani i Hapur”, si “armë” e Rusisë
Bllokimi i hapësirës ajrore për Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov që planifikoi të vizitonte Beogradin nga data 6 dhe 7 Qershor u bë shkak që ai të zbulojë qartësisht se çfarë projekti përkrah Rusia në Ballkan. Sergei Lavrov nuk la hapësirë për keqkuptime kur tha se projekti i Ballkanit të Hapur mbështetet qartësisht nga rusët, të cilët e konsiderojnë këtë një nisëm të Serbisë. Lavrov e dënoi mbylljen e hapësirës ajrore nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “të paprecedentë” dhe të imponuar nga perëndimi. Sipas tij, ata që luajnë fijet në Bruksel donin të pengonin Rusinë që të shprehte mbështetjen për Ballkanin e Hapur. “Duket se ata që luajnë fijet në Bruksel nuk donin në asnjë mënyrë të na jepnin një platformë, ku ne të konfirmonim në kryeqytetin e Serbisë pozicionin e Rusisë mbi problemin e Kosovës dhe problemin e Bosnje Hercegovinës. Ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes vendeve të rajonit” tha Lavrov gjatë konferencës për mediat pak ditë më parë. Sipas Lavrov, NATO dhe Bashkimi Europian duan “ta kthejnë Ballkanin në një projekt të quajtur Ballkani i mbyllur”. Deklaratat e tij erdhën pas refuzimit të Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian dhe të vendeve të tjera ballkanike ndaj Rusisë. Nuk është hera e parë që Ballkani i Hapur thuhet se e ka origjinën në Beograd, por për herë të parë projekti i shërben Rusisë si argument kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian. Më herët, zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE nuk kanë qenë kundër nismave rajonale, por qëndrimi i tyre ka qenë gjithnjë për Procesin e Berlinit.
Më të lexuarat


Paralajmërimi i frikshëm, targat janë preteksti për ta çuar Ballkanin drejt luftës, Rusia dhe Kina gati të ndezin “fuçinë e barutit”

Vuçiç bën lëvizjen e papritur nga Brukseli, çfarë po paralajmëron?

Albin Kurti zbulon skenarin: Me axhendë të Rusisë, Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe rajonin

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç flet pas takimit me Stoltenberg: Respektojmë misionin e KFOR-it, duam të shmangim çdo lloj përshkallëzimi dhe konflikti

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

E rëndë/ Gruaja denoncon në polici burrin: Më dhunoi dhe abuzoi me mua për 19 vite (Detajet)

Tronditëse/ E ëma e çoi në spital pasi u zgjua me dhimbje koke, ndërron jetë papritur vogëlushi 5-vjeçar

Moti merr kthesën e madhe ditën e nesërme, shteti fqinj me Shqipërinë shpall emergjencën: Në këto zona termometri do të shkojë...

Djali i miliarderit Xhorxh Soros ndjek “këmba-këmbës” treshen Rama-Vuçiç-Zaev, këmbëngul fuqishëm për zbatimin e projektit “Ballkani i Hapur”, çfarë po thuret në prapaskenë?

Shtohen tensionet/ DW zbardh skenaret për çështjen e nxehtë Kosovë-Serbi: Vringëllime armësh…do t’i hynte Beogradi vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n?
