
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Kosova dhe Serbia marrin në duar versionin e fundit të planit franko-gjerman, BE i vendos dy javë kohë Vuçiçit, përmbajtja e dokumentit do të mbahet e fshehtë, alarmohet Beogradi

Shkruar nga Alfrida SHANAJ 7 Dhjetor 2022

“Versioni i fundit i tekstit franko-gjerman është dërguar në Beograd dhe në Prishtinë. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen tani në një diskutim serioz, sepse ky është një moment, ku ka një mundësi të madhe", me këto fjalë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi dje se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve. Ndonëse ka kohë që përflitet,për përmbajtjen e tij nuk ka informacione zyrtare dhe është konfidenciale. Vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u shpreh para mediave se përmbajtja e planit nuk mund të bëhet publike, në mënyrë që diskutimi për të jetë sa më konstruktiv. “Dialogun për normalizim duhet ta shohim në kontestin e ri politik pas luftës në Ukrainë. Për propozimin që duhet të vendoset në tavolinë ka një dakordim mes propozuesve, Lajçak dhe dy këshilltarëve të presidentit Macron dhe Scholz, dhe në anën tjetër Kurtit dhe Vuçiç, ka një darkordim që përmbajtja e këtij plani të mbetet konfidenciale, dhe rrjedhimisht unë nuk mund të nxjerr detaje”, tha Bislimi.
Alarmohet Beogradi
Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër ai ka një periudhë kohe të shkurtë në dispozicion që të pajtohet me këtë propozim. Vuçiç nuk kanë më shumë se dy javë që të pajtohet me këtë propozim, ose ta kthejë kursin e tij politik në anën tjetër. Në lidhje me planin zyrtar në Kosovë e kanë cilësuar planin e ashtuquajtur franko-gjerman si "bazë të mirë" për diskutime të mëtejme me Serbinë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serbinë pasi zyrtarët serb janë të mendimit se plani nuk është në favor të Beogradit. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja “planifikojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në mars të vitit të ardhshëm”, i intervistuari i Danas tha se kjo nuk do të thotë njohje reciproke, por njohje. të subjektivitetit juridik të Kosovës, pra që Serbia të njohë subjektivitetin juridik të Kosovës dhe moskufizimin e Prishtinës në marrëdhëniet ndërkombëtare. “Kjo gjithashtu nuk do të thotë se Serbia e njeh anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por se Serbia merr përsipër që të mos e pengojë atë”, thotë Igor Novakoviç. Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.
Draft i propozimit franko-gjerman
Dokumenti i publikuar përmban 9 nene. Fillon me pajtim për marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë, angazhimin për integrim në BE, zgjidhjen e mospajtimeve dhe respektimin e integritetit territorial, respektimin e subjektivitetit të njëra-tjetrës, respektimin e ndërsjellë të juridiksionit, zotimin për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme përfshirë ekonominë, shkencën, gjyqësorin, fushën e mbrojtjes etj. Plani, siç thuhet, parasheh edhe shkëmbimin e misioneve të përhershme, si dhe pajtimin e palëve që kjo marrëveshje nuk ndikon në marrëveshjet e arritura më parë. Ajo që të bie në sy në këtë draft është se propozimi 9 nenesh , nuk e parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, por i obligon palët të përmbahen nga një sërë çështjesh tëtjera, përfshirë edhe përmbajtjen nga sulmi dhe mos prekja e kufirit.Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.Përfaqësuesi i BE-së në këtë dialog, Mirosllav Lajçak theksoi në gjatë viztës së tijnë Prishtinë se zyrtarët në Bruksel janë duke punuar që një takim i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Më të lexuarat


SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Parlamenti Evropian bën lëvizjen e papritur, ja vendimi që pritet të marrë

Temperaturat shkojnë - 8 gradë celsius, Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur 74 cm, ja si paraqitet situata

Flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ja çfarë më tha ditën e fundit

Detaje të reja nga plani franko-gjerman: Serbia hyn në vitin 2030 në BE, përfiton ndihma masive nga Perëndimi, ja frontet e zjarrit që pritet të “djegin” Beogradin nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta

'Perëndimi e aneksoi prej Serbisë'/ Kryeministri kroat reagon 'flakë për flakë' pas deklaratës së presidentit Millanoviç për Kosovën

Situata në Kosovë, analisti del me thirrjen e fortë: Kosova s'duhet të djegë të ardhmen për karrierën e Kurtit

Gabriel Escobar pret Ramush Haradinajn në DASH, zbardhen detajet e rëndësishëm nga biseda

E RËNDË/ 2 vjeçari konsumon lëng pastrues me acid, transportohet në spital dhe intubohet
