BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Kosova dhe Serbia negociata në nivel ekspertësh, Hoti: Tani qëllimi është të kemi njohje reciproke

Kosova dhe Serbia negociata në nivel ekspertësh, Hoti: Tani

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, janë takuar dje në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, pas takimit me palën serbe në Bruksel, deklaroi se duket se ka një dozë konstruktiviteti dhe vetëdije që duhet të ecet tutje. Sipas “Telegrafit”, ai nuk dha detaje lidhur me temat konkrete nga takimi i së enjtes, por theksoi që ka pajtim rreth elementëve të caktuar dhe se biseda ka qenë konstruktive. “Nuk ka marrëveshje për kapituj të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai. Sipas tij, çdo e arritur në këtë proces që mund të zbatohet dhe ka zbatueshmëri, do të ndodhë. “Nuk ka më asgjë teknike, është skajshmërisht politik. Dhe, një ditë kur elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të dakordohen në tërësi, do të shihen që janë elementë të një marrëveshjeje, së cilës i subordinohet çdo gjë tjetër. Prandaj, nuk mund ta zvarritin procesin, tash e tutje, duke trajtuar tema të ndara, të cilat mund të zbatohen dhe mund të mos zbatohen dhe që varen nga vullneti i mirë dhe i lirë i cilësdo palë. Tash po flasim për një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme, të cilën do të detyrohen të dyja palët që ta zbatojnë në terren, sepse do ta ketë vulën ndërkombëtare”, tha ai.

Qëndrimi i Lajçak dhe Hotit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më herët gjatë ditës, ka konfirmuar se ka zhvilluar takime të ndara me dy negociatorët, Skënder Hysenin nga Kosova dhe Marko Gjuriçin nga Serbia. Lajçak është shprehur i kënaqur që është takuar me Hysenin dhe Gjuriqin dhe ka thënë se “kanë vazhduar diskutimet politike në nivel ekspertësh”. Duket se Lajçak i ka zgjedhur mirë fjalët, pasi pala kosovare thotë se këto bisedime nuk janë teknike, por janë politike. Para takimit ishte kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili foli duke deklaruar se tashmë synimi i dialogut është që të shkohet te njohja reciproke. “Ai (Skënder Hyseni) flet në emër timin në tavolinën e dialogut. Ai e ka këtë kompetencë, të më përfaqësojë mua si kryeministër në procesin e dialogut. Ai do të jetë në Bruksel, së bashku me (Ibrahim) Makollin, që merret me çështjen e të pagjeturve, për të bërë draftin e marrëveshjes finale për çështjen e të pagjeturve”, theksoi Hoti. Delegacionin e Serbisë e ka udhëhequr, sikur edhe në të kaluarën, drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Nga burimet e palës kosovare është thënë se ky nuk do të jetë dialog teknik, por dialog për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Por, para nisjes për Bruksel, shefi i delegacionit të Serbisë, Marko Gjuriç ka mohuar se në takim do të diskutohet njohja e Kosovës. Ai ka thënë se pos temës së të zhdukurve, do të diskutohet edhe për zhvillimin ekonomik dhe për marrëveshjet e arritura më parë në dialog, e të cilat nuk janë zbatuar. Bashkimi Evropian as kësaj radhe nuk dëshiron të japë sqarime se cilat tema saktësisht do të diskutohen në këtë takim. Vetëm përsërisin se “vet palët ishin pajtuar për temat” dhe se qëllimi final i dialogut është “arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve, e cila do të përfshijë të gjitha çështjet e hapura”, raporton “Telegrafi”. Zëdhënësja për çështje të jashtme, Nabila Masrali, vetëm e ka konfirmuar se sot vazhdon dialogu në nivelin e ekspertëve dhe ka rikujtuar prononcimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak pas takimit të javës së shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. “Kosova dhe Serbia janë ftuar që të dërgojnë ekspertët e tyre dhe të vazhdojnë diskutimet për çështjet për të cilat tashmë është folur edhe në takimin në nivelin e liderëve të enjten e shkuar. Nëse këtë fazë nuk do të ndajmë më shumë informacione sa i përket takimit në nivel të ekspertëve”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat