BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Rajoni

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB, Presidentja Osmani: UNMIK-u të largohet nga territori ynë, e ka tejkaluar mandatin

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB, Presidentja Osmani: UNMIK-u

Ditën e djeshme është mbajtur takimi i 8880 i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Takimi është zhvilluar në lidhje me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë, takim i cili vjen në një periudhë të tensionuar me vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë dhe tensionet ne veri përpara pak ditësh. I pari që mori fjalën ishte Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, i cili bëri me dije se bashkësia ndërkombëtare nuk është informuar paraprakisht nga Kosova për vendosjen e masës së reciprocitetin të targave me Serbinë. Ai tha se pritej që kishte pritshmëri, për ndjeshmërinë që kjo çështje paraqet, të kishte komunikim nga Kosova, por kujtojmë se një gjë e tillë nuk është detyruese.

Qëndrimi i Serbisë

Serbia ishte e dyta që foli në takim, ndërsa u përfaqësua nga ministri Jashtëm Nikola Selakoviç. Ai u përpoq të paraqiste situatën si një “ferr” për serbët e Kosovës, të cilët në vijimësi janë duke u sulmuar nga institucionet e Kosovës. Selakoviç tha se institucionet e Kosovës janë duke diskriminuar serbët në veri, dhe kjo sipas tij, duhet të ndalohet. “Institucionet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin hapa të njëanshëm dhe kanë refuzuar të zbatojnë marrëveshjet e arritur në dialogun e Brukselit. Ky diskriminim nga institucionet ndaj serbëve ka vazhduar, jemi dëshmitar se provokimet e rrezikshme nga Prishtina po bëhen çdo ditë me një ritëm të shpejtuar dhe janë duke e rrezikuar sigurinë e serbëve në Kosovë dhe janë duke shkelur marrëveshjet e arritura nga dialogu”, tha ai. Referuar situatës së pak ditëve më parë në Mitrovicën e Veriut, ministri serb shtrembëroi qëllimin e operacionit të Forcave Speciale në luftë kundër kontrabandës, si një provokim dhe intimidim i serbëve për të provokuar Beogradin për të reaguar. Ai tha se Serbia është e interesuar për dialog, por Kosova nuk implementon marrëveshjet e arritura deri tani në dialog.

Reagon Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën në takimin e djeshëm të KS të OKB, i është përgjigjur ministrit Selakoviç në lidhje me mos implementimit të marrëveshjeve nga Kosova. Osmani i kërkoi atij të mos japë leksione mbi këtë temë kur Kosova ka implementuar 90% të marrëveshjeve, ndërsa Serbia as 2/3 e tyre. Edhe ajo që nuk është implementuar, presidentja ka sqaruar se i referohet krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e cila bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. “Ju lutem z.Selakoviç mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementim pastaj”, tha ajo. Zonja Osmani kërkoi edhe largimin e UNMIK-ut nga Kosova, pasi mandati UNMIK ka përfunduar me kohë dhe i është drejtuar OKB-së që fondet që shkojnë për UNMIK t’i përdornin më mirë diku tjetër. “UNMIK në Kosovë jo vetëm që e ka stërzgjatur mandatin në Kosovë, por është duke e vazhduar atë edhe në kundërshtim me opinionin e GJND-së”, tha ajo. Në lidhje me dialogun, Osmani tha se Kosova nuk është vetëm e ulur në tryezë, por palë në dialog qëllimi përfundimtar i të cilit është njohja e ndërsjelltë. “Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e pranishme në tavolinën (e bisedimeve), por gjithashtu të angazhohet në mënyrë aktive në dialog ku qëllimi përfundimtar është njohja reciproke. E çka nuk është qëllimi është që ky dialog do të shpëtojë karrierën personale të asnjë politikani në Serbi që është i përfshirë në proces. Ky proces nuk ka të bëjë me shpikjen e aventurave të rrezikshme që i takojnë shekullit të 19-të. Nuk është dhe nuk do të jetë, siç do të donin homologët tanë (Serbia) për statusin e Kosovës, që është zgjidhur një herë e përgjithmonë më 2008”, tha ajo. Mbi aksionin e policisë në veri, Osmani sqaroi se ishte operacion me forca policore multietnike. “Lufta kundër këtij krimi është shumetnike, policë serbe e shqiptarë, prokurorë shqiptarë e serbë po e luftojnë së bashku krimit”, tha Osmani në Këshillin e Sigurimit. Ajo citoi deklaratën e KFOR-it në të cilën thuhej se policia ka autoritet të plotë për të marrë aksione kundër krimit të organizuar dhe për ta bërë këtë nuk kanë nevojë për leje. “Kur Kosova zbatoi reciprocitetin Serbia dërgoi ushtrinë në kufi me Kosovën”, shtoi Osmani referuar reciprocitetit të targave.