BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Rajoni

Kosova e Serbia arrijnë dakordësinë mbi kornizën e bisedimeve, Hoti komunikim online me Vuçiç, reagojnë Lajçak e Borrel

Kosova e Serbia arrijnë dakordësinë mbi kornizën e

Dita e djeshme shënon ri-fillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pro-ces që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Dje është mbajtur një videokonferencë midis Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, Presidentit të Serbinë Aleksan-dar Vuçiç, përfaqësuesit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe për-faqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguritë BE, Josep Borrel. Pas përfundimit të videokonferencës, Lajcak është shprehur se është ar-ritur një marrëveshje përsa i përket agjendës që do të ndiqet në takimin e radhës në Bruksel, madje edhe për disa nga elementet e dialogut. “Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i le-htësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pash 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konsturktiv”, tha Lajçak. Edhe presi-denti serb Vuçiç reagoi me një postim në rrjetin social Instagram. “Dialogu nën kujdesin e BE-së vazhdon pas njëzet muajsh. Kemi rënë dakord për temat për takimin në Bruksel të enjten”, njoftoi ai

Borrell dhe Lajçak për dialogun

Përfaqësuesi i lartë për poli-tikë të jashtme të BE, Borrel, në fjalimin hyrës, tha se qëllimi i BE është të arrihet një marrëveshje ligjërisht detyruese, e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vet Bashkimin Evropian. “Qëllimi ynë është i qartë, të fillojmë me punë serioze për normalizimin e marrëdhënieve me të dyja palët. BE-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë lehtësues i përpjekjeve për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe sta-bilitetin e rajonit, po ashtu është edhe për vet Bashkimin Evropian. Ne e dimë se nuk është proces i lehtë, nuk ka qenë asnjëherë, por duhet të punojmë për të ardhmen e përbashkët. Kjo kërkon vullnet politik nga të dyja palët dhe an-gazhim, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”, tha Borrel. Përfaqësuesi i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak, tha është arritur dakordësia që bisedimet të vazhdojnë edhe të enjten më 16 korrik. “Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e mar-rëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falënderoj partnerët për angazhimin konstruktiv”, tha Lajçak pas takimit.

Konferenca e Hotit pas takimit

Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur pas takimin online dhe ka shpjeguar se në çdo takim të tij, është i kujdesshëm që të theksojë se platforma e Kosovës është që të arrihet një marrëveshje përfun-dimtare e cila ka njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Hoti ka thënë se të enjten do të mbahet edhe një takim në Bruksel ku do të disku-tohet për dialogun Kosovë-Serbi. “Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, theksoi ai. Kryeministri u shpreh se është arritur pajtueshmëri në parim, për takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu. “Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar nor-malizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Tash hymë në fazën finale të dialogut e cila ka kuptim vetëm po të ketë njohje reciproke në mes të dy vendeve. Unë kështu e shoh dhe kështu do të jetë sepse nuk ka alternativë tjetër ky proces i dialogut përveç njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve”, tha Hoti në konferencë.