BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Rajoni

Kosova e Serbia takim në Bruksel për të zgjidhur përfundimisht çështjen e targave, SHBA-BE mbështetje Prishtinës për situatën në veri

Kosova e Serbia takim në Bruksel për të zgjidhur

Brukseli ka konfirmuar se sot do të zhvillohet i pari takim mes grupeve të punës së Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të marrëveshjes mbi targat të nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian më 30 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano. “Takimi i parë i grupit të punës për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, deklaroi zoti Stano. Sipas tij, grupi i punës së ekspertëve në lidhje me çështjen e targave do të vijë të takohet rregullisht. Në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në pikën e tretë të kësaj marrëveshjeje thuhej se “Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë”. Shkak për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë ishte situata e krijuar pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i unionit sqaroi gjithashtu se takimet e ekipeve negociuese dhe ato të nivelit të lartë do të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga takimet e këtij grupi punues. Në lidhje me takimin e radhës së grupeve negociuese apo takimeve në nivel të lartë çka do të ndikonte vijimin e dialogut mes dy shteteve ballkanike, Stano tha se nuk ka ende një datë për takimet e negociatorëve, por po punohet në këtë drejtim. Në lidhje me takimin e sotëm është prononcuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se gjatë takimit do të shqyrtohen variantet e mundshme për një zgjidhje të përhershme. Sipas tij, janë tri parime kryesore në të cilat do të bazohet kjo mbledhje. “Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: 1) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, 2) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, 3) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut”, ka sqaruar Kryeziu. Gjithsesi ai ka shtuar se në mbledhjen e parë nuk ka pritshmëri mbi arritjen e marrjes së një vendimi.

Reagimet e SHBA-BE

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, kanë dalë ditën e djeshme me një deklaratë të përbashkët në lidhje me Ballkanin Perëndimor, deklaratë ku është folur edhe në lidhje me Kosovën, Serbinë dhe marrëdhënien mes këtyre dy shteteve. Pas takimit me zotin Blinken, Borrell ka ndryshuar qëndrimet e tij të deritanishme dhe ka mbështetur Kosovën duke dënuar dhunën në veri të Kosovës. Në deklaratë është folur mbi tensioneve të fundit në veri dhe dhunës së ushtruar ndaj civilëve, gazetarëve, policisë dhe autoriteteve të tjera në veri. “Theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të fundit të tensionit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme”, thuhet në deklaratë. Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur qeveria dhe autoritetet serbe janë duke kërcënuar se do t'i shtyjë serbët e Kosovës të bojkotojnë institucionet nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Petar Petkoviç, një zyrtar i lartë qeveritar që mbikëqyr çështjet e Kosovës dhe Goran Rakiç, kreu i partisë Lista Serbe, e cila fitoi 9 nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë në zgjedhjet e javës së kaluar, do të largohen nga institucionet e Kosovës nëse shoqata nuk është formuar.