Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosova i dorëzon Ashton ndryshimet në planin 8-pikësh

Kosova i dorëzon Ashton ndryshimet në planin 8-pikësh

Postuar: 30/03/2013 - 12:17

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar baroneshës Catherine Ashton vërejtjet për marrëveshjen në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në dokumentin me disa vërejtje për planin tetëpikësh të ndërmjetësueses së dialogut Kosovë-Serbi, zonjës Ashton, e cila më parë ia ka dorëzuar dy palëve, parashihet se si do të funksionojë Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe se cilat do të jenë përgjegjësitë e këtij mekanizmi. Në pikën një, thuhet se: “një shoqatë/komunitet i komunave me shumicë serbe do të themelohet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do të pasqyrojë identitetin e tyre”. Fjalia “do të pasqyrojë identitetin e tyre” është kërkuar që të hiqet nga varianti përfundimtar. Edhe në pikën katër, është bërë një vërejtje. Aty thuhet se: “Në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjit në Kosovë, komunat pjesëmarrëse mund të vendosin të organizojnë, të iniciojnë dhe të promovojnë bashkëpunimin për kryerjen e detyrave në interes të përbashkët që bien nën kompetencat e komunave të ndajnë kompetencat e tyre dhe të ushtrojnë ato përmes Shoqatës/Komunitetit”. Vërejtjet janë bërë për fjalën “të vendosin” dhe “të ndajnë kompetencat e tyre dhe të ushtrojnë ato përmes Shoqatës”, të cilat janë kërkuar që të hiqen. Gjithashtu, baroneshës Ashton i është kërkuar që ta fshijë të tërë paragrafin e gjashtë, ku thuhet se: “shoqata/komuna do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë që mund t’u delegohen në të ardhmen komunave nga autoritetet qendrore”. Ndërsa, në pikën 7 është kërkuar që në vend se “shoqata do të përfaqësojë” të shtohet fjalia se “shoqata/komuna do të lobojë në interes të komunave me shumicë serbe”, në autoritetet qendrore. Sipas dokumentetit të siguruar, vërejtje nuk janë bërë në paragrafin e dytë, ku parashihet që asociacioni “mund të shpërbëhet me vendim të komunave pjesëmarrëse”, por as në paragrafin e tretë, ku thuhet se “strukturat dhe funksionet e Shoqatës/Komunitetit do të themelohen mbi bazën e modaliteteve të përfshira në Statutin ekzistues për Shoqata të Komunave të Kosovës”. Gjithashtu, as paragrafi i tetë dhe i fundit nuk përbën ndonjë problem për palën kosovare. Aty parashihet që “zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat në veri në vitin 2013 me ndihmën e OSBE-së në Kosovë, në pajtim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”. Për këtë listë me vërejte, të mërkurën ka folur zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se vërejtjet janë dhënë në mënyrë që dokumenti të jetë më i mirë dhe të hiqet dykuptimësia.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 07:54

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Postuar: 23/06/2019 - 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka publikuar ndryshimet në kabinetin e tij qeveri

Postuar: 22/06/2019 - 23:54

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim n

Postuar: 22/06/2019 - 20:31

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se SHBA vazhdon ta përkrahi dialogun mes Kosovës dhe

Postuar: 22/06/2019 - 15:30

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë përgjegjëse institucionet e Kosovës pse po dështon Samiti i P

Postuar: 21/06/2019 - 18:55

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me çështjen e heroit Go

Postuar: 21/06/2019 - 18:53

Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë.