BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Rajoni

Kosova kritikon “Open Balkan”: Nismë e rrezikshme, krijon idenë e një alternative konkurruese me BE

Kosova kritikon “Open Balkan”: Nismë e rrezikshme, krijon

Ditën e djeshme kanë qenë të shumta reagimet nga aktorët politikë kosovarë në lidhje me Formun Ekonomik të mbajtur ditën e enjte në Shkup, si dhe për vendimet që u morën në këtë forum, nisur nga ndryshimi i “Minishengenit” për “Open Balkan”. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla e ka konsideruar si të rrezikshme nismën “Ballkan i Hapur”. Zonja Gërvalla ka vlerësuar se përmes një nisme të tillë krijohet përshtypja se rajoni ka alternativë tjetër në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në vizitën në Shkup ditën e djeshme, ministrja mbajti një konferencë për shtyp me homologun e saj maqedonas dhe deklaroi se nuk ka nevojë për nisma rajonale të tilla derisa shtetet veçse janë pjesë e procesit të Berlinit, që sipas saj, hapja e iniciativave paralele nuk paraqet diçka të re. “Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit ndërkohë të Minishengenit, që nga dita e djeshme të Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë të rrezikshme. Pse e konsiderojmë të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon drejt BE-së, dhe përçimi i këtij mesazhi ne e konsiderojmë që është më i rrezikshëm sa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë Gërvalla.

Reagon LDK

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiki ka deklaruar se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur Serbia e njeh shtetin e Kosovës. “Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike, secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si “Mini Schengen” e as si “Open Balkan”. Njohja para bashkëpunimit pa kufij! Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së”, tha ai. Zoti Abdixhiku e ka konsideruar “Open Balkan si një projekt politik përpara se të quhet projekt ekonomik. “Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri. Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona, kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë, ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi”, vijoi ai. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës bëri me dije se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim. “Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran, e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon”, përfundoi zoti Abdixhiku.