BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Rajoni

Kosova përgatitet për zgjedhje, Vetëvendosje pranon bashkëpunim vetëm me Vjosa Osmanin, nuk ka koalicion tjetër

Kosova përgatitet për zgjedhje, Vetëvendosje pranon

Politika kosovare ka qenë këto ditë shumë dinamike me takime dhe biseda. Secila parti është duke zhvilluar takime në rang instancash, por edhe me parti të tjera, për të përcaktuar politikën dhe linjën që do të ndjekin në zgjedhjet e reja parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje, parti që në fakt i ka kërkuar me më shumë ngulm nga të gjithë një palë zgjedhje të parakohshme, ka dhënë ditën e djeshme sinjale se në këto zgjedhje i vetmi koalicion që do të bëjë është ai me Vjosa Osmanin. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci deklaroi se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, këto do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve. “Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo. Për sa i përket kandidimit me Osmanin, ajo tha se do të kandidohet me një listë të përbashkët. “Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët. Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, theksoi ajo më tej. Më tej Nagavci ka folur edhe mbi koalicionet me partitë e tjera dhe ka sqaruar se një gjë e tillë nuk shihet si e mundur, të paktën me partitë e koalicionit qeverisës të tanishëm, ajo ka siguruar se nuk do të ketë bashkëpunim. Nga ana tjetër, deputetja e LV, Fitore Pacolli ka folur në lidhje me koalicionin e lakuar së fundmi me PDK-në. Pacolli thotë se në të vërtetë, insistimi që LV duhet të bëjë koalicion me PDK-në vjen nga partitë që ishin vet në koalicion me PDK-në. Ajo thotë se insistimi vjen edhe nga persona të afërt me PDK-në apo pushtetin e vjetër. “Është interesant se si gjithmonë ka një këmbëngulje në medie se një koalicion në mes LVV-së dhe PDK-së do të ndodhë ose duhet të ndodhë”, tha ajo. Ajo konsideron se koalicionin mes VV-së dhe PDK-së e lakojnë personat që janë kundër VV-së.

LV mbi rezultatin e zgjedhjeve

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të dalë e para në zgjedhje dhe se vetëm me programin e tyre do të sigurohet një qeveri legjitime dhe demokratike. Haskuka shprehet i bindur se do të kenë numër shumë të madh të deputetëve sesa partia që do të dalë e dyta nga këto zgjedhje. Gjithsesi ai le të hapur mundësinë që individë që nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë në listën e këtij subjekti. Haskuka shprehet i bindur që duke qenë të parët në këto zgjedhje do të kenë numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia që do t’i pasojë. Polemikat rreth kandidimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Haskuka i quan dashakeqe.

LDK shkon vetëm në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm nuk do të lidhin koalicione parazgjedhore me partitë e tjera. Mustafa gjithsesi tha se mund të jenë të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës së tyre. “Nuk do të lidhim koalicione parazgjedhore me partitë e tjera. Mund të jemi të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës tonë, por në zgjedhje shkojmë me akronimin LDK”, ka thënë ai. Nga LDK pranojnë se janë besimplotë se do të ruhen votat e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar. Pritshmëritë në këtë parti janë që të dalin fitues nga këto zgjedhje.