BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Rajoni

Kosova shkon në zgjedhje, Kushtetuesja rrëzon qeverinë “Hoti”, debate dhe pikëpyetje mbi kandidimin e Kurtit

Kosova shkon në zgjedhje, Kushtetuesja rrëzon qeverinë

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Gjykata Kushtetues e ka pranuar kërkesën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili e quajti të pavlefshme qeverinë “Hoti”, pasi gjatë votëbesimit të saj votoi edhe deputeti Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”. Në vendimin e gjykatës Kushtetuese thuhet se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet dhe as të fitoj mandat të vlefshëm në Parlamentin e Kosovës.

“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës; IV”. TË KONSTATOJË se, marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre;V. TË KONSTATOJË se, ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Kandidimi i Kurtit

Por vendimi i marrë nga gjykata ka vënë në pikëpyetje dhe kandidimin e Albin Kurit dhe të disa deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes. Shumë media dhe analistë në Kosovë kanë argumentuar se atyre nuk u lejohet të kandidojnë sepse janë të dënuar nga gjykata. Sipas medieve në Kosovë penalizohen edhe: Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli. Gjykata Themelore në Prishtinë, në janar vitit 2018 shpalli fajtorë katër deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, për dy veprat penale, atë të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Albin Kurti u dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është vendosur në fund dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht. Nga ana e Vetëvendosjes është bërë e ditur se nuk ka asnjë penalizim, pasi Kurti u dënua me kusht në fund. Mbete të shihet se çfarë do të ndodhë.

Nisin konsultat

Presidentja në detyrë Vjosa osmani ka nisur dje konsultat me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve. Përfaqësuesi i LDK-së në ketë takim, ministri Arban Abrashi tha se LDK do të garojë e vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti. “E kemi përmend janarin edhe më herët, gjithsesi në kuadër të këtij konteksti qe mos të hyjmë dhe mos t’i kalojmë kufijtë kushtetues sepse është e paqartë çka ndodhë pastaj. Datat të cilat sot i kam përmend, ka qenë 7 shkurti”, tha ai. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se do të respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit iu pamundësohet kandidimi në zgjedhje të gjithë atyre personave që në tre vjetët e fundit kanë qenë të dënuar me vendim të shkallës së prerë për ndonjë vepër penale.

“Gjykata Kushtetuese, me aq sa kemi lexuar në njoftimin e shkurtër që ka publikuar, kërkon që të zbatohet Neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, pra që pamundëson kandidimin e një personi që është shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tre vjetët e fundit”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.