Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosova votohet sot në UNECSO, luftë e ashpër diplomatike nga kundërshtarët

Kosova votohet sot në UNECSO, luftë e ashpër diplomatike nga kundërshtarët

Postuar: 09/11/2015 - 08:17

Konferenca e përgjithshme e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, do të hedhë në votim sot paradite, rreth orës 11:30, kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci.
 
Përkrahje Kosovës për anëtarësim në UNESCO i ka ardhur nga shumë shtete e personalitete botërore. Në mesin e personaliteteve të shquara botërore janë edhe figura eminente me prejardhje shqiptare, siç është nobelisti Ferid Murad, pastaj Ambasadorja e Nderit e Kosovës, Rita Ora, e të tjerë.
 
Ndërkaq, përkrahjen e tyre për anëtarësim, së fundmi e kanë shfaqur edhe katër ish-administratorë të UNMIK-ut: Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker. Ata, sipas një letre që e ka pranuar zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, mes tjerash kanë shkruar: “50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë”.
 
Për të ndihmuar në lobim dhe në kërkim të përkrahjes për kërkesën e Kosovës, holli i Kuvendit të Kosovës një ditë para votimit në UNESCO kishte marrë një pamje të pazakontë, pasi aty u ekspozuan eksponate nga fondi arkeologjik i Muzeut të Kosovës (që të gjitha ato kopje të eksponateve të vjedhura nga Serbia).
 
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo do të jetë një ditë historike për Kosovën, duke potencuar se do të ketë edhe seancë solemne për nder të anëtarësimit të shtetit në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së. E, për këtë Veseli shpreson te shtetet mike të Kosovës, duke thënë se as veprimet e fundit të opozitës nuk mund ta ndalin këtë rrugë të rëndësishme të Kosovës.
 
Raportimi i fundit nga Parisi thotë se një luftë e vërtetë diplomatike prapa skenave dhe larg publikut është duke u zhvilluar dhe po vazhdon ende në selinë e UNESCO-s, në kryeqytetin e Francës, midis diplomatëve të fuqive perëndimore e kolegëve/aleatëve të tyre nga Shqipëria dhe Maqedonia, kundër përpjekjeve të Serbisë - të ndihmuar nga aleati i saj Rusia - për të bllokuar apo eventualisht për të shtyrë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë edhe për dy vjet tjera.
 
Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se shtyrja e vendimit për Kosovën është e barabartë me ndalimin e hyrjes së Kosovës në UNESCO, duke potencuar se nuk ka kurrfarë kuptimi të anulohet diçka që veçmë është punë e kryer.
 
Por, në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë gjatë një fjalimi javën e kaluar në Paris se UNESCO ‘nuk duhet politizuar’ dhe ka kërkuar që debati për Kosovën të shtyhet për një herë tjetër. Njësoj sikur edhe Daçiç, edhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, ka thënë në fjalimin në UNESCO se fuqitë perëndimore po e ‘përdorin’ UNESCO-n si vegël për të legjitimuar pavarësinë e Kosovës.
 
Me gjithë pretendimin e Serbisë, Kosova dhe aleatët e saj thonë se anëtarësimi në UNESCO në fakt do të rriste standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 15:37

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve të luftës dy dekada më parë.

Postuar: 05/12/2019 - 15:17

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petro

Postuar: 05/12/2019 - 15:14

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se

Postuar: 05/12/2019 - 15:11

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka mbrojtur s

Postuar: 05/12/2019 - 12:16

Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

Postuar: 04/12/2019 - 15:44

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për media bën të ditur se bisedimet me Ve

Postuar: 04/12/2019 - 15:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se nuk është optimist për arritjen e nj