
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Kosova zbaton marrëveshjen e Uashingtonit, hap ambasadën në Jerusalem, plasin debatet në Prishtinë

Shkruar nga Sonila Elezi 15 Mars 2021

Kosova ka hapur ditën e djeshme ambasadën e shumë diskutuar në shtetin e Izraelit. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka njoftuar se më në fund Kosova ka hapur ambasadën e saj në shtetin e Izraelit me seli në Jeruzalem. “Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe Zotimit të Qeverisë së Kosovës ndaj Qeverisë izraelite dhe Administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju njofton se tashmë është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem”, thuhet në njoftim. Ajo që nxiti reagim brenda Kosovës, është fakti që në ceremoninë e hapjes së ambasadës, nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i kësaj të fundit. “Në pamundësi për të qenë prezentë në Jeruzalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që Pllakën e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem”, thuhet në njoftimin e ambasadës kosovare. Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, e ka konsideruar mos pjesëmarrjen në inaugurimin e ambasadës nga pala kosovare për shkak të pandemisë, si një gënjeshtër të pastër. Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim. E vërteta është që nuk kanë pasur guxim as vizion për ta formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror. Kaq për tash”, ka shkruar ajo në Facebook, duke iu referuar vendimit të marrë nga ministri në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri.
Reagimet e politikanëve Kosovarë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës, në Izrael. Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se hapja e saj është nisja e një kapitulli të ri të raporteve mes dy shteteve.
“ Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve”, ka shkruar ai. Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar mbi ngjarjen, duke u shprehur se një qeveri në shkuarje dhe një në ardhje nuk kanë vendosmëri dhe as përvojë për të shënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael. Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dy qeveritë i kanë lënë një shije të hidhur të gjithë procesit njohjes ndërmjet dy vendeve. “Një qeveri në shkuarje dhe një qeveri në ardhje nuk patën guxim, as vendosmëri dhe përvojë për të shënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael duke i lënë një shije të hidhur të gjithë procesit të njohjes ndërmjet dy vendeve tona. Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jeruzalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë ai. Hoxhaj po ashtu u shpreh se asnjëri nga zyrtarët e këtyre dy koalicioneve, nuk është përgjigjur në letrat dhe thirrjet telefonike lidhur me këtë proces. “Përkundrazi, të frikësuar, në panik dhe të papërgjegjshëm i kanë ikur pjesëmarrjes për një njohje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kanë braktisur rolin e tyre kushtetues dhe politik që u takon për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shtetit tonë. Dykuptimësia e dobëson Kosovën kurse qartësia strategjike e rrit kredibilitetin e saj ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Më të lexuarat


Greqia nxjerr detajet e rënda pas vrasjes së gazetarit: Ishte me porosi!

Ekzekutimi me 6 plumba i gazetarit sapo doli nga emisioni tronditi opinionin publik/ Mitsotakis thërret me urgjencë në zyrë ministrin. Kush janë dy dëshmitarët kyç që mund të hedhin dritë mbi vrasjen

13 vite nga votimi i Kushtetutës së Kosovës, Hoxhaj akuza Kurtit se erdhi në pushtet me metoda antikushtetuese

U ekzekutua me 17 plumba në prag të shtëpisë sapo ishte kthyer nga puna, zbulohen lëvizjet e fundit të autorëve para se të vrisnin gazetarin e njohur (DETAJET)

Ndërhyn edhe DEA! Arrestohet zyrtari i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë euro

Ekzekutohet me armë gazetari i njohur i kronikës së zezë, zbardhen detajet e para të ngjarjes që tronditi Greqinë, ja çfarë përdorën autorët për të mos u identifikuar

Ngjarje tronditëse/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i njohur, sapo doli nga emisioni televiziv (DETAJE)

Amerikanët tjetër goditje serbëve, Blinken i dërgon letër Kurtit dhe kërkon njohje reciproke Beograd-Prishtinë

E trishtë! Shënohet viktima më e re në moshë nga Covid-19 në Maqedoni

Ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Kurtit e Osmanit për dialogun me Serbinë, raporte të ftohta mes dy qeverive
