BREAKING NEWS

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë, surprizon me deklaratën për Kryemadhin: Jam mërzitur! Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit

Koalicion me Ramën në 2021? Ilir Meta jep përgjigjen e
x

Rajoni

Kosova zbulon obeliskun kushtuar viktimave të 11 shtatorit në Amerikë

Kosova zbulon obeliskun kushtuar viktimave të 11 shtatorit në

Në 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj kullave binjake në New York, sot në oborrin e Qeverisë së Kosovës është përuruar edhe obelisku në nderim të rreth 3 mijë viktimave të ati sulmi.


Obelisku mbanë mbishkrimin “Kosovo Remembers” ose në shqip “Kosova Kujton”.


Me këtë rast kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se sot 18 vjet edhe Kosova e përjetoj rëndë sulmin mbi miqtë tanë.


“Kosova çdo vit në këtë datë kujton të rënët dhe bashkëndjen me Amerikën. Ne do ta kthejmë në traditë këtë nderim dhe do ti kujtojmë të rënët në Amerikë. Amerika ka qenë me ne për lirinë tonë dhe është garanci për lirin në botë”, ka thënë Haradinaj.


Ndërkaq ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se sot ne kujtojmë rreth 3 mijë viktima që u vranë.
Pas zbulimit të pllakës memoriale Haradinaj dhe Kossnet si dhe personalitete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe.