BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Rajoni

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV, paralajmëron se do zbatojë vetëm vendimin e Kushtetueses

Kosova zien për kandidimin e Kurtit, KQZ i shton ankthin kreut të LVV,

Pas bërjes publike të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ajo që ka nxehur më shumë debatin në Prishtinë është fakti nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lejohet apo jo që të kandidojë. Ndërkohë, edhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka krijuar akoma më shumë suspancë në një intervistë të dhënë për “Top Channel”. Zonja Daka është shprehur se institucioni i udhëhequr nga ajo do të respektojë vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, por që në asnjë moment nuk ka sqaruar nëse kjo të thotë që Albin Kurti mund të jetë pjesë e listave zgjedhore për një vend në Parlament apo jo. “Unë do të privohem nga përgjigjja sepse do të vendoset në KQZ. Këtë do ta vendosim pasi ta kemi listën e kandidatëve për deputet dhe pasi ta verifikojmë nga Këshilli Gjyqësor se kush ka dënime dhe kush jo dhe vetëm pastaj do ta vendosim. Unë nuk i komentoj deklaratat e politikanëve, të asnjërit, jo vetëm të Glauk Konjufcës. Por gjithsesi se KQZ do ta zbatojë Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme”, ka thënë Daka. Në anën tjetër, Zinja Daka është shprehur se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është plotësisht i qartë dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë. “Për mua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mua di juriste është plotësisht i qartë, gjuha që është përdorur në këtë aktgjykim mund të kuptohet edhe nga ata që nuk janë juristë, për mua nuk ka asnjë dilemë. Natyrisht që dilemat e komunitetit jo juridik janë të kuptueshme sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme juridike, dhe konsideroj se analizat që bëhen nga jo profesionistët vetëm i shkaktojnë dëm qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar ajo.

LV siguron që Kurti do të kandidojë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se sipas tij, kreu i LV-së Kurti, ka të drejtë të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet duke shtuar se kush ia largon këtë mundësi përbën shkelje dhe duhet trajtuar kur të vijë drejtësia në vend. “Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe nga KQZ-ja këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjedhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet të trajtohet pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, është shprehur ai. Ndërkohë, edhe anëtari i KQZ-së nga radhët e LV-së , Sami Kurteshi, ka konfirmuar se kreu i partisë së tij, Albin Kurti, do të jetë pjesë e listës së LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Albin Kurti do të kandidojë. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetme që këta të mos jenë në listë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, LV-ja ka bërë një reagim në faqen e saj zyrtare të Facebook, ku ka deklaruar se Kurtit nuk i mohohet e drejta e kandidimit për deputet dhe as e drejta për tu zgjedhur Kryeministër. Vetëvendosje ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mblidhet Këshilli drejtues i partisë dhe do të bëhet nominimi i Kurtit si kandidatë për kryeministër. “Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi plotësisht pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të LV nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejt Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë feste sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor”, shkruan LV-ja.