
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Kosova “zien” për zgjedhjet e parakohshme, PDK kandidon Hoxhajn për Kryeministër, LDK ende në dilemë

Shkruar nga Sonila Elezi 24 Dhjetor 2020

Që nga dalja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, e cila kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, partitë dhe aktorët politikë në vend kanë filluar punën për përgatitjen për zgjedhje. Kryeministri Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës, partia kryesuese e koalicionit qeverisës dhe parti ku edhe ai vetë aderon, do të dalë si partia e parë në zgjedhjet emergjente që pritet të mbahen. A i u shpreh se vlerëson që LDK është partia favorite për të fituar këto zgjedhje. “Të gjitha i diskutojmë tani jemi në përgatitje për të shkuar në zgjedhje. Nëse i shihni veprimet që i kemi ndërmarrë për 6, 7 muaj në krye të qeverisë ne jemi favoriti kryesor për të fituar këto zgjedhje. Ju e dini si e kemi gjetur vendit plotësisht të bllokuar, me sanksione ndërkombëtare. E kemi hapur komplet, e kemi menaxhuar pandeminë në mesin e tri katër vendeve që e ka menaxhuar më së miri. Unë jam i bindur që jemi favoriti për ti fituar zgjedhjet, tash kemi përpara për të përgatitur një listë”, tha ai. Më tej Hoti foli për veprimet konkrete që janë duke u ndërmarrë në kuadër të miratimit të buxhetit për vitit 2021, çka do të mundësonte një vijim linear të punës duke mos krijuar ngërçe. Sipas “Telegraf”, lidhur me zgjedhjet është prononcuar edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, i cili është shprehur se një vendim i tillë nga Gjykata Kushtetuese nuk ishte parashikuar, ashtu siç sqaroi se nga partia e tij ende nuk është marrë një vendim për emrin i cili do të kandidohet si kryeministër. “Ne nuk kemi përmend askënd. Po presim këto ditë mbi bazën e asaj që deklaroi edhe Hoti dje që të mblidhet kuvendi dhe miratohet buxheti. Të shpallen zgjedhjet dhe do t’i mbledhim organet tona. Do të diskutojmë në mënyrë institucionale, jo mbi bazën e dëshirave personale”, sqaroi ai. I pyetur për kandidimin ose jo të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai tha se secili duhet ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Nuk e shkruaj ligjin as Kushtetutën, dhe nuk bëj komente për këto. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vlerësimin e vet. Ai që ka të drejtë të konkurrojë për deputet duhet të konkurrojë dhe ai që s’ka të drejtë mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duhet ta respektoj siç po e respektojmë dhe ne, një vendim të Gjykatës Kushtetuese të cilin nuk e kemi pritur, mirëpo që ka ardhur dhe si të tillë po e respektojmë”, ka thënë Mustafa, i cili ka përfunduar se nga këto zgjedhje partia e tij do të dalë edhe më e fuqishme.
Lëvizje për koalicione parazgjedhore
Partia Demokratik e Kosovës ka bërë publik emrin e kandidatit zyrtar për Kryeministër në zgjedhjet parlamentare. PDK ka kandiduar kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj. Me sa duket PDK –ja do të jetë edhe një nga partitë që më shumë do të ketë ftesa për koalicion parazgjedhor. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me ndonjërin nga subjektet politike. Ai ka thënë se kjo varet nga qasja që do ta kenë partitë dhe nëse ato përputhen me konceptet e tyre politike për shtetin. Sipas tij, ata janë të gatshëm të bisedojnë për koalicion parazgjedhor edhe me PDK-në. Nga ana tjetër edhe anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve. “Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi një qeveri që ishte e mirë, është pikërisht për këtë arsye që ne favorizojmë PDK-në për të bërë koalicion në zgjedhjet e ardhshme, kjo është gabim”, tha Konjufca. Gjithsesi në fjalën e tij edhe pse është shprehur që një koalicion me PDK-në nuk është favorit, sërish nuk është përjashtuar si mundësi. Ai gjithsesi ka konfirmuar koalicionin me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe partinë që ajo do të krijojë. Ndërkohë deklaratës së Konjufcës mbi koalicionin me PDK,i është përgjigjur zëdhënësi i PDK, Avni Bytyçi i cili ka thënë se është ende shumë herët për të folur për koalicione. “Glauku sapo e tha, LV nuk e përjashton koalicionin me PDK-në. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien. Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë. Por, PDK është konstantja në vendin tonë”, tha ai.
Më të lexuarat


Kosovë/ KQZ bllokon listat e kandidatëve të Vetëvendosjes, AAK dhe Nismës, certifikon kandidatët e LDK

Pas përjashtimit të Albin Kurtit nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kërcënohet me jetë kryetarja e KQZ-së

Masat ndaj Covid-19/ Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Ja çfarë do ndodhë me orën policore

Shkundet sërish toka, një tërmet i fuqishëm godet këtë shtet

Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, penalizohen dhe 46 emra të tjerë

Vuçiç përplaset me Haradinajn, kreu i AAK flet për bashkim Kosovë-Shqipëri, alarmohen serbët

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta
