Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, 67 ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Postuar: 08/11/2019 - 15:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit për subjektet politike dhe kandidatët për deputet.
 
Pas shpalljes së këtyre rezultateve, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka se deklaroi se subjektet dhe kandidatët kanë afat 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
 
E ky afat do të përfundoj sot në ora 10:00. Deri më tani në PZAP janë paraqitur 67 ankesa.
Kështu ka bërë të ditur, Mulë Desku nga PZAP.
 
Ai ka treguar se 14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT.
 
Ndërkaq nga kandidatët për deputetë të cilët janë ankuar në PZAP, janë Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Mufera Shinik nga KDTP.
 
Pas pranimit të vendimit nga PZAP, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 08:56

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores së njohur Arzana Kraja, e cila u nda nga jeta dje.Motra e të ndjerës, Gresa Kraja ka bërë të ditur se varrimi i regjisores do të bëhet në ora 14:00, në v

Postuar: 14/11/2019 - 08:32

“Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve në reforma.

Postuar: 14/11/2019 - 07:34

Kryetari i partisë më madhe të zgjedhur në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë dj

Postuar: 13/11/2019 - 23:30

Një nga figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani, tha se do të bindë kryeministrin Edi Rama që të

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV&

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet