Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, AAK-PSD drejt koalicionit parazgjedhor

Postuar: 17/08/2019 - 15:37

Partitë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe socialdemokratët e Shpend Ahmetit po bëhen gati për një koalicion për zgjedhjet e vjeshtës.
 
Mediet në Prishtinë raportojnë se palët mund të qartësojnë marrëveshjen ditën e hënë, dhe se mund të jenë dakordësuar për pikat programore.
 
Në një intervistë per "Radion Europa e Lirë", Ahmeti tha të shtunën se për PSD, ka rëndësi që koalicioni i ardhshëm të fokusohet te lufta kundër korrupsionit, duke huazuar edhe nga procesi i vetingut në Shqipëri.
 
"Ne kërkojmë procesin e vettingut, një lloj vettingu për sistemin gjyqësor, sistemin policor, për politikanët, që në të ardhmen të kemi një shtet më funksional. Natyrisht e kërkojmë pjesën e zhvillimit ekonomik, por edhe mbrojtjen sociale, të drejtat e punëtorëve, pensionistëve," theksoi Ahmeti.
 
Sipas tij, këto objektiva nuk ka ndër mend t'i arrijë në koalicion me demokratët e Kadri Veselit apo me "Lëvizjen Vetëvendosja" të Albin Kurtit.
 
Luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit e veçon si sfidë të ardhshme edhe vetë Veseli.
 
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, shefi i PDK-së tregoi të shtunën se do të ishte kryeministri ideal dhe më i respektuar nga partnerët e huaj, ndryshe nga kolegu i tij Haradinaj.
 
"Kosovës i duhet një Kryeministër që është i mirëpritur dhe i respektuar në Shtëpi të Bardhë dhe Bruksel. Një kryeministër që do t'i thellojë marrëdhëniet me aleatët dhe jo dikush që i dëmton ato," deklaroi Veseli në një intervistë dhënë gazetës "Zëri".
Ndërkohë edhe partitë LDK dhe Vetëvendosje po bashkërendojnë aksionin e tyre opozitar përpara seancës së 22 gushtit për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës.
Dy grupimet nuk kanë bërë të ditur a do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e vjeshtës, por kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, u shpreh për mediet vendase se  nëse aleanca vihet në jetë, LDK-së si partia më e madhe do i takonte posti i kryeministrit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:21

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur mes nxënësve të një shkolle në qytetin e Malishevës në Kosovë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 21:44

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për gjyqtarin të

Postuar: 20/09/2019 - 20:05

Një rrëfim rrëqethës i vogëlushes Yllka, ka përlotur kryetrin e Partisë demokratike të Kosovës, K

Postuar: 20/09/2019 - 18:51

Një stuhi brenda natës shkaktoi breshër dhe reshje të rënda shiu në pjesë të mëdha të Greqisë,

Postuar: 20/09/2019 - 18:41

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se askush nuk do të lejohet t’i

Postuar: 20/09/2019 - 16:49

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Amerika pret nga vendi i tij që ta njohë Pavarësi

Postuar: 20/09/2019 - 15:10

Katica Janeva qëndron në paraburgim pasi gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar garancin