Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, Hoti: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja

Postuar: 12/11/2018 - 16:46

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen nga propozimi për ndryshimin e kufijve.
 
Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku pohimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh, derisa për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli.
 
“Mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve. Për rrjedhojë, procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli. Megjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi”, ka shkruar Hoti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 09:03

Taksa prej 100 për qind për produktet serbe, nuk do të jetë masa e vetme që Kosova i vënë Serbisë.
 

Postuar: 11/12/2018 - 07:51

Dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhuar të flasin për Ballk

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit

Postuar: 10/12/2018 - 17:47

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind nd

Postuar: 10/12/2018 - 16:46

Ministri i jashtëm i Maqedonisë u përpoq sot të qetësojë konfrontimin e hapur së fundmi me Bull

Postuar: 10/12/2018 - 16:26

Kreu i opozitareve Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur bindjen se partia e tij vij

Postuar: 10/12/2018 - 15:42

Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk do të