Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë/ Hoxhaj, Behgjet Pacollit: Mos u merr me diplomaci, as nuk di, as s’ke strategji

Postuar: 17/09/2019 - 17:25

Zëvendëskryeministrit në dorëheqje dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nuk i ka pëlqyer fare fakti që kreu i AKR, Behgjet Pacolli, në emisionin DPT te Fidani, e ka krahasuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. 
 
Hoxhaj përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare ka thënë se Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me diplomaci, pasi siç thotë Hoxhaj, Pacolli si ministër i Jashtëm e ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Republikës së Kosovës. 
 
Sipas tij, Pacolli është i paaftë që të merret me diplomaci.
 
“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka shkruar Hoxhaj. 
 
Ministri i Punëve të Jashtme në dorëheqje, Behgjet Pacolli, në emisionin e së hënës tek DPT te Fidani, ka thënë se kur e ka dëgjuar Enver Hoxhajn të flasë për rrezikun e tërheqjes së disa njohjeve për Kosovën, i është dukur sikur po e dëgjon Ivica Daçic.
 
“Mu duk sikur e dëgjoja Daçiç”, ka thënë Pacolli në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. “Po më vjen keq…”, ka shtuar ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 21:24

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut i kërkojnë kryeministrit Zoran Zaev që të jap dorëheqjen për dështimin për hapjen e negociatave.

Postuar: 18/10/2019 - 16:52

Në Shkup e mohojnë një zhvillim të tillë, ndonëse ‘Ansa’ njoftoi sot se kryeministri

Postuar: 18/10/2019 - 16:10

Pas dështimit të negociatave me BE-në, agjencia ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhë

Postuar: 18/10/2019 - 15:32

“I thash kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtroj dorëheqjen”, ka de

Postuar: 18/10/2019 - 15:07

Kryetari i opozites maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp është de

Postuar: 18/10/2019 - 15:04

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka

Postuar: 18/10/2019 - 14:59

Bashkimi Evropian e dënoi transferimin e dhunshëm të qindra migrantëve në kampin Vuçjak, pranë