Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, Jablanoviç: Beogradi ka dashur të na keqpërdorë

Postuar: 19/09/2019 - 15:29

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç, tha se partia do të tentojë të hyjë në parlament, por "jo me çdo kusht edhe në qeveri, siç bën Lista Serbe".
 
Ai tha në një intervistë se Partia e Serbëve të Kosovës karakterizohet nga një politikë e pavarësisë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për popullin serb në Kosovë. Ai shtoi se bashkëpunimi me Beogradin zyrtar nuk duhet të braktiset, por duhet të ketë kufij të caktuar, sepse "jo gjithçka që vjen nga Beogradi, si urdhër ose këshillë, është e mirë dhe e zbatueshme në terren".
 
"Zëri ynë, zëri i serbëve autentikë të Kosovës, duhet të dëgjohet më shumë. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, kjo nuk është e mundur përmes Listës Serbe, sepse LS vetëm dëgjon urdhërat e Beogradit pa i dhënë vetes të drejtën të pranojë se Beogradi mund të jetë gabim ndonjëherë. Politika jonë bazohet në nevojat reale të serbëve, të cilat janë shumë të ngjashme me problemet e shumicës së qytetarëve në Kosovë, përfshirë shqiptarët. Ne do të punojmë para së gjithash për të zgjidhur problemet e komunitetit tonë ".
 
Jablanoviç kujtoi se Lista Serbe, në të cilën dikur ka qenë anëtar edhe vetë, u themelua në 2013 në marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe se qëllim të themelimit të atëhershëm kishte mundësinë që serbët nga Kosova të veprojnë politikisht në marrëveshje me Beogradin, e jo të jenë "dëgjues" të Beogradit ”.
 
"Beogradi atëherë na premtoi se do të jetë mbështetja jonë në çdo aspekt. Megjithatë, na mashtroi. Beogradi dëshironte të na përdorte si monedhë për të shlyer dhe rregulluar detyrimet e veta. Në momentin kur e kuptuam këtë, ngadalë filluam ta kundërshtonim një ide të tillë”, tha Jabllanovic.
 
 Lidhur me vendimin e KQZ për të votuar vetëm me dokumentet e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, ai vlerëson se ky është "dështim direkt i Listës Serbe, sepse ishte subjekti i vetëm serb, që kishte një përfaqësues në KQZ në emër të këtij komuniteti, i cili padyshim nuk ishte në gjendje të luftonte për këtë drejtë”.
 
Ai e uroi Nenad Rashiç, kandidatin serb për kryeministër, duke thënë se do të dëshironte që Qeveria e Kosovës të drejtohej nga një serb, por i vetëdijshëm se kjo dëshirë është ireale tani.
 
Formimi i një qeverie, thekson ai, së pari do të varet nga rezultatet e arritura nga partitë shqiptare në zgjedhje, ndërsa kandidimin e babait dhe gruas së tij në listën e partisë, e ka arsyetuar si “vlerë tradicionale dhe familjare”.
 
( RTKlive)

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 08:55

Ende janë të paqarta rrethanat se si ndërroi jetë 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon Aliu. Mësohet se para se të vdiste ai kishte regjistruar një video në telefonin e tij, por ende nuk dihet përmbajtja e saj.

Postuar: 23/10/2019 - 07:34

Kreu i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i cili mori shumicën e votave në zgjedhjet e parakohsh

Postuar: 23/10/2019 - 07:31

Presidenti Aleksandar Vuçiç pothuajse e ka përjashtuar dje mundësinë që Serbia ta njohë Kosovën p

Postuar: 22/10/2019 - 20:23

"Ajo që bëri Bashkimi Evropian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti të kuptojë se ka

Postuar: 22/10/2019 - 18:56

Në një vendvotim në komunën e Dragashit ku koalicioni AAK-PSD kishte marrë 10 vota, kandidati p

Postuar: 22/10/2019 - 15:26

“Kur avionët e NATO-s bombarduan forcat serbe 20 vjet më parë për t’i dëbuar ata ng

Postuar: 22/10/2019 - 15:02

“E paarsyeshme është ajo që e bëri Bashkimi Evropian dhe shpresoj se së shpejti do ta kup