
Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Kosovë/ KQZ bllokon listat e kandidatëve të Vetëvendosjes, AAK dhe Nismës, certifikon kandidatët e LDK

Shkruar nga Sonila Elezi 23 Janar 2021

Thellohen akoma më tej debatet6 në Kosovë sa i takon listës së kandidatëve për deputetë. Pak ditë më parë KQZ refuzoi 47 emra dhe kërkoi nga partitë të reflektojnë duke i zëvendësuar me emra të padënuar. Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për të vendosur mbi certifikimin listave. Sipas medieve kosovare, KQZ nuk ka certifikuar listat e AKK, Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit. Kryetarja Valdete Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë. Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA e disa parti dhe lista tjera. Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota pro. Daka ka njoftuar se kjo parti ka zëvendësuar një kandidat që ishte i dënuar. Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota pro. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar. KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbeme 10 vota pro. Daka ka njoftuar se partive që nuk iu kanë certifikuar listat kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve. Anëtari i LVV-së në KQZ ka thënë se edhe listat e partive tjera janë paralizuar por sipas tij qëllimi ka qenë që të mos certifikohet lista e LVV-së.
Diskutimet
Sipas “Telegrafit”, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, në mbledhjen e KQZ njoftoi i pari se disa parti nuk kishin bërë ndryshime në lista. “Ka disa parti që i kane zëvendësuar vullnetarisht deputetët, LDK, Lista Serbe e disa të tjera të minoriteteve”, tha Ylli Buleshkaj. Ai tha se LVV-ja dhe AAK-ja nuk i kanë zëvendësuar kandidatët.
“Nga 47 në listë kanë mbeten vetën 26”, shtoi ai. Ndërkohë, anëtari i VV-së në KQZ, Samir Kurteshi, ka ftuar kolegët e tij që të votojnë rekomandimin e Zyrës për Certifikimin e kandidatëve. “Nuk dëgjova diçka të që mund të pengojë vendimmarrjen. Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin ka bërë një rekomandim dhe ne duhet të votojmë”, ka thënë Kurteshi.
Kryetarja Daka ka treguar se ka marrë përgjigje nga ana e KGjK-së ku është e qartësuar se ky institucion ka marrë te dhëna nga Gjykatat në gjithë vendin dhe se ato janë të verifikuara, teksa u përgjigj për shkresën për certifikimin në pako. “Ne e kemi shtuar pikën e rendit të ditës me që na duhet të kishim edhe disa shkresa. Sa për informatën e z. Kurtishit unë i nënshkruaj të gjitha shkresat dhe vijnë të unë. Meqë u ngritën dyshime për shkresën e KGJK-së, me të cilën kërkohej të dihet a janë të sakta shkresat e dërguara për kandidatët për deputetë”, tha ajo. Anëtarët e LVV në KQZ kanë thënë se certifikimin në pako të listave të partive politike e ka rekomanduar Zyra për Regjistrimin e Partive Politike. Anëtari i LVV-së Sami Kurteshi ka thënë se nuk do të dalin nga mbledhja pa u zbatuar rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike. Kryetarja e KQZ-së nga ana tjetër ka thënë se duhet të zbatohet Ligji për zgjedhjet dhe sipas saj askush nuk mund të detyrohet ta votojë një listë që nuk dëshiron. “Ka subjekte që i kanë zëvendësuar kandidatët e vet në listat zgjedhore. Nuk është e drejtë tash të votohen në pako edhe ata që janë zëvendësuar edhe ata që nuk janë zëvendësuar”, tha ajo.
Më të lexuarat


Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj Vuçiç, dhunohet djali i politikanit që doli kundër Listës Serbe

Ishte në kërkim, ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas bën lëvizjen që i shtang të gjithë

Deklarata e prerë e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë, vjen reagimi i menjëhershëm nga presidenti Vuçiç

I thyen nofullën dhe 3 dhëmbë, politikani serb nxjerr detajet e rënda: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar! I thanë ‘çka bën tash, ti shiptar’

Shtohen tensionet? Turqia SFIDON sërish Greqinë dhe planifikon një tjetër lëvizje, ja për çfarë bëhet fjalë

Albin Kurti i vendosur kundër koalicioneve, paralajmëron “blerje” deputetësh nga partitë e tjera në Kosovë

Pas Nikolla Gruevskit, arratiset edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ në Maqedoninë e Veriut, i shpëton burgut

U vaksinua pa radhë, shkarkohet sekretari i Spitalit, MSH jep detajet

Shtohet presioni ndërkombëtar për Albin Kurtin, kërkohet që qeveria e re të fokusohet te dialogu me Serbinë
