
BREAKING NEWS
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...

x
Kosovë, Krasniqi këshillon Kurtin: VV duhet të sillet me gjakftohtësi ndaj kontestimeve

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Nëntor 2019

Ish-kryeparlamentari i Nismës, Jakup Krasniqi e ka këshilluar Lëvizjen Vetëvendosje të pranojë kritikat nga partitë opozitare dhe të sillet me gjakftohtësi. Ka thënë se partia fituese duhet të mësohet me kritikat opozitare edhe sikur PDK, AAK e NISMA të përdorshin armë kundër pushtetit ashtu siç kishte vepruar Vetëvendosje kur ishte humbëse e zgjedhjeve.
Ish-kryeparlamentari përmes Facebook-ut ka shkruar se edhe gjatë kohës sa ka qenë në PDK, qëndrimi në opozitë pas zgjedhjeve të 2004-ës i kanë mundësuar që t’i fitojnë zgjedhjet.
Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet tash e tutje të mësohet me goditjet e njëjta që ka përdorur sa ka qenë vetë në opozitë dhe të ruajë gjakftohtësinë.
“Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë. Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar”, ka shkruar Krasniqi.
Ai është shprehur se Nisma nuk e ka problem qëndrimin në opozitë.
“Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi”, ka shkruar Krasniqi.
Më të lexuarat


Shkundet sërish toka, një tërmet i fuqishëm godet këtë shtet

Albin Kurtit i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, penalizohen dhe 46 emra të tjerë

Vuçiç përplaset me Haradinajn, kreu i AAK flet për bashkim Kosovë-Shqipëri, alarmohen serbët

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Një tjetër skandal seksual/ Arrestohet regjisori i njohur, aktorja: Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare, na kërkonte të shkonim në mësim me fustane të shkurtra

Arrestimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit, vjen reagimi i fortë i zv.kryeministrit shqiptar Dritan Abazovic

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, bien në pranga edhe 4 zyrtarë të tjerë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen listat e kandidatëve, Vjosa Osmani rreth 10 emra në listat e Lëvizjes Vetëvendosje

Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, zbritje ekstreme e temperaturave

‘Ata e dinë që unë nuk po gënjej’, presidenti Vuçiç kërcënon Kosovën me luftë nëse ndërmerr këtë veprim
