Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, Kurti: Nuk lejojmë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës

Postuar: 18/09/2019 - 19:36

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qeveria e re do të hapë një faqe të re për vendin.
 
"Mbështetja e prindërve të rinj është kushti i parë. Këto standarde i plotësojnë mijëra profesionistë. Që të zbatohen prioritetet tona, duam ta angazhojmë qeverinë, sigurinë e mbrojtjen, administratat publike dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Ne nuk lejojmë zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës", tha ai.
 
Gjatë shpalosjes së programit, Kurti tha se pa vonesë do të fillojnë dialogun me pakicat në Kosovë, qe të garantohet puna bashkërisht. "Erdhi dita që së bashku të nisim ndryshimet. Fondi sovran i Kosovës dhe Banka Zhvillimore janë vendimet e para. Banka zhvillimore do të jetë komponenti kreditues. Fondi Sovran do të marrë asetet e shtetit. Prodhuesit vendorë do të mbështeten në rritjen e cilësisë. Mbështetja e mërgatës, investimi i mërgatës. Për bashkatdhetarët tonë do të garantojmë votimin nga konsultat. Arritja e marrëveshjes për hapjen e shkollave shqipe është prioriteti i yni. Do të nisim dhe do të përmbushim marrëveshjen bilaterale", tha mes tjerash ai.
 
Kurti ka zotuar se në Qeverinë Kurti do të bëhet edhe ligji i ri i punës, i cili parasheh 20 orë punë gjatë javës, dhe kontrata për të gjithë punëtorët. Mes tjerash ai tha se për 4 vjet do të funksionalizojnë mandatin e plotë të Forcave të Sigurisë së Kosovës. "Do ta iniciojmë inicimin e shërbimit të obligueshëm për djemtë dhe me zgjedhje për femra. Do te mundësojmë banim për 4-mijë familje, vetëm gjatë mandatin të parë", tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 12:17

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në një intervistë të dhënë për TV21, i mbush me mllef dhe plote nerva ka shpërthyer në akuza të fortë.

Postuar: 21/10/2019 - 11:06

Albin Kurti, i cili pritet të bëhet kryeministër i vendit, ka dhënë një intervistë për prestigjio

Postuar: 21/10/2019 - 08:18

Maqedonia e Veriut ka shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Postuar: 20/10/2019 - 22:21

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur pas mbledhjes me liderët politik për caktimin e 12 prillit si

Postuar: 20/10/2019 - 21:32

Kryeministri në largim i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur pas takimit të liderëve ku tha se data e

Postuar: 20/10/2019 - 20:58

Mbledhja e liderëve të partive kryesore, e thirrur nga presidentin i Maqedonisë së Veriut, Stevo