Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, ndërkombëtarët kërkojnë konfiskimin e pasurisë së paligjshme të zyrtarëve

Postuar: 21/10/2019 - 14:54

Kosova shenoi sot me nje takim 10 vjetorin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit ku është kërkuar ndëshkimi i autorëve të krimit,  ndersa nga ambasadat e huaja në Kosovë është përmendur konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve, që sipas tyre duhet t’u kthehet qytetarëve të vendit.
 
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi u zotua se kanë forcuar moralin për respektimin e ligjit. Mos zbulimi dhe mos ndëshkimi i krimeve, tha ai se rrezikon përsëritjen e krimit.
 
Zëvendë-sambasadori i SHBA, Nicholas Giacobbe, në fjalën e tij ka thënë se shteti amerikan është këtu për ta ndihmuar Kosovën në këtë drejtim.
 
“Duhet kurajë dhe vendosmëri për të raportuar një krim pas përjetimit traumatik. Procedurat e ndërlikuara gjyqësore mund të jenë barrë për viktimën dhe kjo veç se e shton traumën. Duhet që të kuptojmë se duhet forcë për të raportuar një rast të krimit dhe duhet po ashtu të kuptojmë se kjo nuk mjafton. Sistemi gjyqësor po ashtu duhet të mundësojë që kur viktima raporton një rast ata e marrin edhe mbrojtjen që ju duhet”, tha ai.
 
Ndërsa përfaqësuesja nga ambasada e Zvicrës në Kosovë, Katarina Stoker, ka kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme t’u kthehet qytetarëve.
 
“Korrupsioni nuk është vetëm çështje etike, por prek në mënyrë sistematike në jetën e njerëzve. Kosova deri tash ka pasur sukses të kufizuar në sanksionimin e rasteve të korrupsionit. Pra, e kemi një numër të vogël të konfiskimit të pasurisë, zyrtarët përfitojnë nga pasuria e përfituar nga krimi. Është imperativ që pasuria e vjedhur apo e fituar në mënyrë të paligjshme duhet të konfiskohet, dhe t’iu kthehet qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:51

Autoritetin Kosovar të Konkurrencës tha sot  se pas hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëveshje në mes të kompanive te karburanteve  për ta kurdisur çmimin.
 

Postuar: 21/11/2019 - 15:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimev

Postuar: 21/11/2019 - 15:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka ndodhur sot një përleshje mes vëzhguesve të Ni

Postuar: 21/11/2019 - 15:05

Një videoxhirim i ri promovues i NATO-s, i publikuar ditë më parë ne rrjetin YouTube flet për m

Postuar: 21/11/2019 - 14:59

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë dje se në zgjedhjet e ardhshme në Maq

Postuar: 21/11/2019 - 10:46

Serbia është tronditur së fundmi nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gjykatën Speciale në Beogra

Postuar: 20/11/2019 - 18:38

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do tju shkund nga brekët gji