Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë/ Opozita bashkohet rreth mocionit të rrëzimit të qeverisë

Postuar: 22/05/2019 - 07:23

Partitë politike opozitare të Kosovës thanë se kanë rënë dakord që kësaj jave të ngrenë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale të kryeministrit Ramush Haradinaj. Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, deklaruan se vullneti i partive opozitare për ta rrëzuar Qeverinë aktuale, ekziston që moti dhe prej daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, një gjë e tillë ka qenë e mundur, por nuk kanë dashur ta shfrytëzojnë momentin deri tani. Tri partitë opozitare kanë gjithsej 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për suksesin e një mocioni të mosbesimit për Qeverinë, nevojiten edhe 5 vota. Driton Selmanaj, deputet nga partia më e madhe opozitare LDK, tha se nisma e opozitës për mosbesim, është e subjektit që ai përfaqëson. “Do të kemi takime gjatë kësaj jave me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate dhe më pas do të bëjmë thirrje edhe për partitë tjera politike, të cilat kanë interes që të marrin pjesë në mocionin e rrëzimit të Qeverisë, që kjo çështje përmbyllet”, ka thënë Selmanaj, duke shprehur bindjen që vetë partnerët e koalicionit brenda Qeverisë janë të pakënaqur nga dallimet e mëdha brenda këtij koalicioni.

Opozita ka besim te shifrat

Liburn Aliu, deputet i partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, konfirmon se subjekti politik të cilit i takon ai, do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të partive opozitare, gjatë kësaj jave. Por nëse do të mund të sigurohen votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, sipas tij, mbetet për t’u parë. “Është herët që të flasim për rezultat konkret. Duhet të matemi mirë para çfarëdo lloj veprimi që të merret para se të bëhet kërkesa për mocion. Për sa i përket nënshkrimeve për mocion, kjo realizohet më lehtë, por a do të jenë votat në numër, këtë mbetet ta shohim”, theksoi Aliu. Shpipe Pantina, deputete e subjektit opozitar, Partia Socialdemokrate, thotë se e kanë mirëpritur nismën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, për takimin e subjekteve opozitare, për të dëgjuar qasjen dhe strategjinë për realizimin e suksesshëm të mocionit për rrëzimin e Qeverisë. “PSD tash e sa kohë ka deklaruar se e mbështet një mocion të tillë. Por për të siguruar numrin e domosdoshëm të votave për ta rrëzuar Qeverinë duhen edhe disa vota të partive në pushtet. Për ta realizuar këtë, sipas saj, duhet pasur strategji dhe duhet t’iu ofrohet diçka që është në interesin e deputetëve të partive që janë në pushtet”, tha Pantina.

Nisma më parë, e dështuar

Sidoqoftë, një nismë e ngjashme për rrëzimin e Qeverisë nga ana e partive opozitare ka ndodhur edhe në vitin e kaluar. Ajo kishte dështuar për shkak të pamundësisë për të siguruar 61 votat e nevojshme. Partitë opozitare në Kosovë kanë theksuar se qeveria aktuale e vendit është qeveri e pakicës dhe si e tillë nuk po mund t’i kryejë obligimet e veta. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët kanë thënë se janë tërhequr nga koalicioni qeverisës dhe megjithatë kanë vazhduar, siç e kanë quajtur ata “punën teknike” në dikasteret e ndryshme qeveritare, nuk kanë dashur që të deklarohen nëse kanë qenë të kontaktuar nga partitë opozitare lidhur me shqyrtimin e ndonjë mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë. Për më shumë, deputetja Nagavci ka thënë se votat për një mocion të tillë, nuk janë të interesuar që t’i kërkojnë nga Lista Serbe. “Ne jemi të interesuar që votat t’i gjejmë në mesin e deputetëve, të cilët nuk janë nga Lista Serbe, por të cilët janë deputetë të partive që janë në qeverisje, por që tashmë e kanë të qartë që sa më parë të shkojmë në zgjedhje aq më mirë është për vendin, sepse duhet të kemi institucione të besueshme, të cilat duhet të marrin përgjegjësi për të çuar përpara proceset e rëndësishme në të cilat ndodhemi”, theksoi Nagavci.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 15:03

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Turqi, ka zhvilluar mbrëmë një takim katërorësh me përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll.
 

Postuar: 20/06/2019 - 14:49

Dje kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të largojë nga të gjit

Postuar: 20/06/2019 - 12:52

Vendimi i djeshëm i Kadri Veselit për të larguar nga pozitat partiake dhe institucionale të gjith

Postuar: 19/06/2019 - 15:29

Instituti për Hulumtime Politike (IPIS) ka realizuar një anketë të mendimit publik për një peri

Postuar: 19/06/2019 - 15:17

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për heroin anti-otoman Goce Dellçev.

Postuar: 19/06/2019 - 15:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me shqetësim i ka lexuar konkluzionet zhgënjyese të Këshill

Postuar: 19/06/2019 - 15:00

Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut sot tha se duhet “ti përveshim duart, të vazhdojmë