BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Kosovë, politikanët progresistë serbë denoncojnë presionin elektoral të Beogradit e Listës Serbe

Kosovë, politikanët progresistë serbë denoncojnë

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin “Listës Serbe” kanë ngritur dje alarmin për ndërhyrje të Beogradit dhe elementëve ekstremistë serbë në zgjedhjet e pritura të 6 tetorit. Nenad Rashiç, kandidati për kryeministër nga koalicioni “Sloboda” (Liria) është shprehur se kërcënimet dhe shantazhet nga Lista Serbe po vazhdojnë. Ish-ministri i punës në qeverinë Haradinaj, tha se kjo është dukuri masive dhe sjellje e vjetër tradicionale nga Lista Serbe. “Ne si kandidatë jemi normalisht njerëz të përgjegjshëm, por sidoqoftë, shantazhe, kërcënime po vazhdojnë ndaj nesh prej momentit kur kryeministri ka dhënë dorëheqjen. Kjo vazhdon dhe unë pres që kjo metodë nuk do të ndryshojë”, tha Rashiç, duke shtuar se për shkak të presioneve, janë larguar njerëz nga puna. “Kemi pasur raste kur dy ditë më parë, dy persona dy punëtor shëndetësorë i kanë humbur vendet e punës sepse kanë qenë në lista tjera përveç Listës Serbe”, tha Rashiç, duke shtuar se koalicioni dhe partia të cilën e përfaqëson ai, nuk do të bëhet instrument i Beogradit por do të jetë zëri i serbëve të lirë Kosovës.

Ndërhyrjet e Beogradit

Për interferimin e Beogradit në zgjedhjet në Kosovë dhe për mungesën e demokracisë në komunat me shumicë serbe, ka folur edhe Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, e cila ka përmendur zgjedhjet e vitit 2017 në komunat me shumicë serbe, ku nuk ka pasur liri pasi kandidatët e tjerë kanë qenë të kërcënuar. “Ne kemi parë se në zgjedhjet e vitit 2017, kur kemi bërë monitorimin si koalicion i OJQ-ve pra Demokracia në Veprim, kemi parë se në 10 komunat me shumicë serbe nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi ka pasur vetëm një kandidat, vetëm një subjekt politik, pra Lista Serbe dhe kandidatë të tjerë dhe subjekte të tjera politike kanë qenë të kërcënuar dhe fare nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje”, tha Krasniqi. Krasniqi ka thënë gjithashtu se edhe në raportet e vëzhguesve të Bashkimit Evropian është vënë re fakti se ka pasur kërcënime dhe shantazhe të ndryshme, ku qytetarët detyroheshin të votonin Listën Serbe. “Edhe atëherë, si në raportin tonë si në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian është vënë re fakti se qoftë qytetarët, qoftë subjektet e tjera politike ishin të kërcënuar që të mos votonin për ndonjë parti tjetër politike”, tha ajo .

Kërcënimet duhet të dënohen

Krasniqi ka potencuar se kërcënimet që vijnë nga Beogradi zyrtar e qoftë nga strukturat e Beogradit duhet të dënohen. Ajo ka bërë thirrje tek institucionet e vendit për të ndërmarrë masa ndaj këtyre veprimeve të Beogradit, por gjithashtu ka bërë thirrje edhe tek Bashkimi Evropian të angazhohen për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe të kërkojnë nga Beogradi të mos ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme të Kosovës. “Ajo çfarë e bën një demokraci të mirëfilltë është pluraliteti i zgjedhjeve, prandaj kërcënimet që mund të vijnë ndaj partive serbe, qoftë nga Beogradi zyrtar, qoftë nëpërmjet strukturave që Beogradi ka në Kosovë duhet të dënohen. Institucionet e vendit duhet të dënojnë këto veprime, të ndërmerren masa të duhura, por në këtë rast edhe BE dhe vëzhguesit e BE-së duhet të kërkojnë respektimin e vlerave të demokracisë dhe të kërkojnë nga Beogradi mos të interferojë në zgjedhjet e brendshme të shtetit të Kosovës”, tha në fund Krasniqi . eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se që nga formimi i Listës Serbe, qeveria e Beogradit është prezente në Kosovë nëpërmjet strukturave paralele. “Nga formimi i Listës Serbe, regjimi serb dhe qeveria e Beogradit janë prezente në Kosovë nëpërmjet strukturave paralele”, tha Ibishi .

 Andi Lamko