Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, raporti EULEX: I ngadaltë hetimi i rasteve të profilit të lartë

Postuar: 09/10/2019 - 19:52

EULEX tha sot në raportin e saj për gjendjen në Kosovë se ka vërejtur një tendencë pozitive në seancat dëgjimore nëpër gjykata të cilat i ka monitoruar, por tha se ritmi i shqyrtimit të rasteve të profilit të lartë të cilat më parë janë trajtuar nga EULEX, mbetet i ngadaltë.
 
Zyra e informimit e EULEX-it përmes një komunikate për media ka bërë të ditur edhe mbarëvajtjen e takimit dhe ato që janë thënë aty.
 
Kështu, bëhet e ditur se gjatë prezantimit të gjetjeve të këtij raporti, udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster ka thënë se EULEX-i ka vërejtur një trend pozitiv nëpër seancat dëgjimore nëpër gjykata të cilat i ka monitoruar, me një rritje të dukshme të seancave dëgjimore produktive kundrejt atyre joproduktive.
 
Duke komentuar rreth ritmit të shqyrtimit të rasteve të profilit të lartë të cilat më parë janë trajtuar nga EULEX-i, Van Eck Koster theksoi se ai “në përgjithësi mbetet i ngadaltë”.
 
Gjatë prezantimit të këtij raporti, u.d. shefi i EULEX-it, Bernd Thran, ka thënë se monitorimi i thuktë i rasteve të përzgjedhura ka dëshmuar të jetë një mjet efektiv për vlerësimin e përputhshmërisë së sistemit të drejtësisë vendase me legjislacionin e Kosovës dhe standardet për të drejtat e njeriut.
 
“Puna e këtij Misioni në këtë fushë është e trefishtë: së pari, ne i identifikojmë trendet dhe dukuritë që ndikojnë në funksionimin e gjyqësorit; së dyti, ne japim rekomandime të cilat janë të përfshira në raport dhe së treti, aty ku është e mundur, hartojmë dhe zbatojmë projekte në bazë të zbrazëtirave të identifikuara për adresimin e këtyre gjetjeve.
 
Një shembull për këtë është seminari i organizuar kohëve të fundit për fuqizimin e kapaciteteve të prokurorëve specialë dhe zyrtarëve ligjorë për ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit”, ka thënë ai.
 
Sipas tij, është me rëndësi që EULEX-i vazhdon të punojë krah për krah me institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit ngase kanë synimin e njëjtë: bërjen të qasshëm sistemin e drejtësisë për secilin dhe të besueshëm për qytetarët.
 
Të gjeturat e këtij raporti i ka vlerësuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, i cili ka theksuar rëndësinë e faktit se raporti po ashtu përfshinë rekomandime konkrete për mënyrën e trajtimit të sfidave që kanë mbetur.
“Ky është një raport i mirë. Sipas gjetjeve që janë përfshirë aty, shihet se ka progres”, ka thënë Çoçaj.
 
Njësia e EULEX-it për Monitorimin e Rasteve e bën vlerësimin e funksionimit të gjyqësorit të Kosovës në aspektin e përputhshmërive procedurale, ligjore dhe të drejtave të njeriut. Vlerësimi kryhet përmes monitorimit të thuktë sistematik dhe tematik të rasteve të përzgjedhura penale dhe civile, përfshirë, rastet e profilit të lartë dhe rastet që më parë janë trajtuar nga EULEX-i. Ky Mision e monitoron tërë zinxhirin e sistemit të drejtësisë penale, përkatësisht në nivelin e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 15:26

“Kur avionët e NATO-s bombarduan forcat serbe 20 vjet më parë për t’i dëbuar ata nga Kosova, Albin Kurti u paketua në një autobus të kuq me të burgosur të tjerë politikë për t’u përdorur si një mbu

Postuar: 22/10/2019 - 15:02

“E paarsyeshme është ajo që e bëri Bashkimi Evropian dhe shpresoj se së shpejti do ta kup

Postuar: 22/10/2019 - 14:57

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtari

Postuar: 22/10/2019 - 14:15

Senati amerikan ka ratifikuar sot Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën

Postuar: 22/10/2019 - 14:10

Komisioni Evropian po i përcjell nga afër negociatat e Serbisë me Rusinë për një marrëveshje për

Postuar: 22/10/2019 - 13:16

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standa