Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, samiti i Sofjes kthen Lista Srpska në qeveri

Kosovë, samiti i Sofjes kthen Lista Srpska në qeveri

Postuar: 16/05/2018 - 15:28

Partia kryesore serbe e Kosovës, Lista Srpska, teksa nuk ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga koalicioni qeverisës, pritet që rikthimin e tyre ta bëjnë pas Samitit të Sofjes, BE- Ballkani Perëndimor, që nis nga sot e vazhdon deri më 17 Maj.
 
Kjo pritet të ndodh si një gjest i vullnetit të mirë të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç si dëshmi që Serbia është në favor të bashkëpunimit rajonal.
 
Ky subjekt politik serb tha se u tërhoq nga koalicioni me qeverinë e Ramush Haradinajt, pas arrestimit që iu bë shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. 
 
Në samitin e Sofjes në Bullgari më 17 maj, pritet të jenë pjesëmarrës edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
 
Ndërkaq, në Këshillin e BE-së është konfirmuar të martën se përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin për Ballkanin perëndimor të enjten në Sofje në Bullgarisë.
Megjithatë, Spanja definitivisht nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Sofje, për shkak të qëndrimit të vendit të tij ndaj Kosovës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2018 - 23:18

Një vajze gjashtëvjeçare është plagosur nga një plumb qorr në oborrin e saj në Obranqa të Podujevës, Kosovës.

Postuar: 17/08/2018 - 22:51

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka dalë hapur kundër propozimit të Presidentit kosovar, Ha

Postuar: 17/08/2018 - 22:40

Mali i Zi ka vendosur të dërgojë trupa ushtarakë në kufirin me Shqipërinë.

Postuar: 17/08/2018 - 19:23

Është liruar pas disa orësh qëndrimi në Polici, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogu

Postuar: 17/08/2018 - 17:52

Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të nisë dy letërporosi për llogari të hetimit të nisur ndaj

Postuar: 17/08/2018 - 13:11

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Postuar: 17/08/2018 - 12:32

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur bojë të kuqe drejt ndërtesës së Policisë së Kosovë