BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Kosovë/ Thaçi mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë

Kosovë/ Thaçi mandaton Albin Kurtin për formimin e

Dje në mesditë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se ka dërguar në parlament dokumentin me të cilin kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, mandatohet për formimin e qeverisë së re, dhe njëkohësisht nis kronometrimin e kohës 15-ditore që Kurtit i lejohet për ta bërë këtë. Vendimi erdhi pak pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi zyrtarisht Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

"Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit. Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pranoi përmes një video-mesazhi se propozimin për kryeministër do të kishte qenë ta dërgonin pas një marrëveshjeje me Lidhje Demokratike të Kosovës. "Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re. Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te presidenti", deklaroi ai.

Ankesa për LDK

Kurti shtoi më tej se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK por është treguar e gatshme për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternative tjera të pranueshme për të dyja palët. "Ne nuk kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata nuk e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, dhe ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të përgjithshëm. Qëndrimi i tyre se ‘takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes’, pra qasja ‘mere ose lëre’ do të thotë ‘lëre’. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dal nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë. Ne, si lëvizje Vetëvendosje kemi marr mandatin të bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak. E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetar i ri Glauk Konjufca. Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve", theksoi zoti Kurti ne video mesazh.

LDK: Video-mesazhet s’janë qasje e mirë

Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit duke thënë se ende ka vullnet për marrëveshje me VV, ndërsa ka shtuar se këto dy javë duhet të shfrytëzohen për marrëveshje e jo për hedhje të fajit. “Qëndrimin LDK është thënë qartë është thënë qartë gjatë ditëve që shkuan është konfirmuar dhe nga ne që jemi pjesë e organeve të LDK dhe nga vet kryetari që LDK ka vullnet që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen. Tanimë që zyrtarisht e kemi mandatin e kandidatit për kryeministër dhe koha është e përcaktuar me Kushtetutë, dy javët e ardhshme të shfrytëzohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes e jo për fajësime”, thotë ajo. Osmani shton se mospajtimet duhet të lihen anash, që të investohet te rikthimi i besimit.

“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet të qartë nga të dyja pakët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur tek një mes në një kompromis të cilin të dyja partitë shihen që vullnetshëm po hynë në koalicion, duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët”, ka shtuar ajo. Osmani ka thënë se veprimet e Kurtit me postimin e video-mesazheve nuk janë qasje e mirë. “Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes, një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, shtoi Osmani.

Më të lexuarat