BREAKING NEWS

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

x

Rajoni

Kosovë, Veseli: Do pastrojmë listat, askush s`do të abuzojë me UÇK

Kandidati i PDK për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot pasdite qindra veteranë të UÇK në Drenicë nga ku ka paralajmëruar nismën e tij të madhe për pastrimin e listave të veteranëve nga ata mashtrues.


Veseli tha se në qeverinë e re që do ta udhëheqë ai, nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Statusi i plotë i Kadri Veselit:


Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK.


Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.